Ministrat e 13 vendeve letër Izraelit: Mos e vazhdo operacionin tokësor në shkallë të gjerë në Rafah
Ministrat e jashtëm të trembëdhjetë vendeve në një letër të përbashkët, i bëjnë thirrje Izraelit që të mos vazhdojë me operacionin tokësor në shkallë të gjerë në Rafah, në skajin jugor të Rripit të Gazës.
Ministrat po ashtu, bën thirrje për sasi më të mëdha të ndihmave humanitare për të arritur popullsinë civile palestineze në enklavë.
Letra mban firmat e krerëve të diplomacisë së Gjermanisë, Francës, Britanisë, Italisë, Japonisë dhe Kanadasë, si dhe Australisë, Danimarkës, Finlandës, Holandës, Zelandës së Re, Koresë së Jugut dhe Suedisë.
Në tekstin prej katër faqesh drejtuar homologut të tyre Israel Katz, ata nënvizojnë se mbështesin të drejtën e Izraelit për mbrojtje legjitime dhe kujtojnë se dënojnë sulmin e krahut të armatosur të Hamasit dhe organizatave të tjera palestineze në sektorët jugorë të territorit izraelit më 7 tetor.
Në të njëjtën kohë, ata i bëjnë thirrje qeverisë së kryeministrit izraelit Benjamin Netanjah (Netanyah) që të bëjë gjithçka që mundet për të zbutur krizën humanitare në Rripin e Gazës, e cila vazhdon të përkeqësohet.
Më konkretisht, sipas publikimit, ata u bëjnë thirrje autoriteteve izraelite që të hapin të gjitha vendkalimet tokësore në zonën e vogël bregdetare, përfshirë atë në Rafah, në kufirin e mbyllur me Egjiptin.