Ministrat e Mbrojtjes të NATO-s/Peleshi : BE dhe NATO me mesazhe të qarta, për situatën në Kosovë

nato ministrat

nato ministrat

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi ka marrë pjesë në takimin e ministrave të Mbrojtjes të vendeve të NATO-s, ku thekson se Shqipëria ka dënuar me ashpërsi sulmin terrorist, si një tentativë për destabilizimin e rajonit.

Si pjesë e këtij takimi, ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi shprehu angazhimin e vendit tonë për zbatimin e vendimeve të marra në Samitin e Vilnusit mbi zhvillimin e planeve rajonale dhe strukturën e re të forcave, si dhe theksoi rëndësinë që ka realizimi i të gjithë familjes së planeve të shkurajimit dhe mbrojtjes, për të garantuar Aleancën nga kërcënimet e mundshme.

Situata në Veri të Kosovës mori një vëmendje të veçantë në takimin e Ministrave të Mbrojtjes të vendeve të NATO-s në Bruksel”, shkruan ministri në rrjetet sociale.

Shqipëria, thekson Peleshi, ka dënuar me ashpërsi sulmin terrorist, si një tentativë për destabilizimin e rajonit dhe është tërësisht e angazhuar bashkë me aleatët për të parandaluar përshkallëzimin e situatës.

Sipas tij, është i mirëpritur intensifikimi i patrullimeve të KFOR përgjatë kufirit Kosovë-Serbi në sinkronizim me Policinë e Kosovës.

Ministrit Peleshi thekson se, “Shqipëria ka një vullnet politik të qartë dhe do të vijojë të mbështesë me një qasje gjithëpërfshirëse masat për forcimin e deterencës dhe mbrojtjes, duke rritur edhe më tej kontributin në operacione dhe në misione si në Kosovë, Bosnjë dhe Hercegovinë, Irak, në Vigjilencën e Përforcuar të NATO-s në Bullgari, Rumani dhe në detin Mesdhe”.

Duke u fokusuar në situatën mbi Ballkanin Perëndimor, ministri Peleshi theksoi se vendi ynë mbështet plotësisht mandatin e KFOR-it dhe është i angazhuar intensivisht me aleatët për të parandaluar një përshkallëzim të situatës, duke kontribuuar në të njëjtën kohë për lehtësimin e dialogut Prishtinë-Beograd. Gjithsesi, sipas ministrit Peleshi, shikohet si e nevojshme një vendimmarrje politike për të përmirësuar dhe maksimizuar angazhimin e KFOR-it në Kosovë duke përmirësuar bashkëpunimin me palët kryesore të interesuara.

“KFOR duhet të intensifikojë patrullimet përgjatë kufirit Kosovë-Serbi në sinkronizim me Policinë e Kosovës, e cila mbetet reaguesi parë i sigurisë në tërë territorin e Kosovës, si dhe me EULEX-in”, përfundon Peleshi.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.