Categories: BotaLajme

Ministrat e NATO-s takohen në Bruksel, në fokus Kosova, Lindja e Mesme dhe Ukraina

Ministrat e 31 vendeve anëtarë mblidhen sot në selinë e NATO-s në Bruksel për të diskutuar mbi një sërë çështjesh të rëndësishme, nga lufta në Lindjen e Mesme deri te tensionet në Kosovë dhe frika për sabotim të mundshëm të infrastrukturës nënujore, do të jenë në krye rendit të ditës.

Duke folur së bashku me sekretarin amerikan të mbrojtjes Lloyd Austin, sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg tha se ministrat nga e gjithë aleanca sot do të diskutojnë një sërë sfidash.

“Ministrat do të “adresojnë një gamë të gjerë çështjesh – si të mbështesim Ukrainën , parandalimin dhe mbrojtjen tonë, misionet dhe operacionet e NATO-s në Kosovë dhe Irak. Këtë mëngjes ne gjithashtu do të informohemi për sulmet e tmerrshme terroriste kundër Izraelit gjatë fundjavës nga Hamasi dhe do të informohemi nga ministri izraelit i mbrojtjes”, tha Stoltenberg.

Ky i fundit deklaroi më tej se aleanca ushtarake vlerëson udhëheqjen amerikane për të gjitha këto çështje, por gjithashtu vuri në dukje se “aleatët evropianë dhe Kanadaja janë rritur me të vërtetë dhe po ofrojnë gjithashtu mbështetje thelbësore për Ukrainën”.

Tensionet mes Kosovës e Serbisë, dhe sulmi i 24 shtatorit në Basnjkë , ku mbeti i vdekur rreshteri Afrim Bunjaku, do të jenë temë diskutimi mes ministrave të NATO-s.

Po ashtu, lufta mes Hamasit dhe Izraelit do të jenë një tjetër çështje në të cilat do të përqendrohen diskutimet e sotme në Bruksel.

Peleshi në Ministerialin e NATO-s në Bruksel, takohet me homologun ukrainas

Ministri i Mbrojtjes  Niko Peleshi u takua në Bruksel, me Ministrin e Mbrojtjes së Ukrainës  Rustem Umerov, ku biseduan mbi situatën aktuale në Ukrainë dhe rëndësinë e mbështetjes nga Aleanca, si një element thelbësor në rezistencën ndaj luftës me Rusinë. 

Ministri Umerov, shprehu mirënjohjen ndaj vendit tonë dhe falënderoi për mbështetjen e gjithanshme që Shqipëria i ka ofruar Ukrainës, që prej fillimit të luftës.

Lufta në Ukrainë ishte fokus kryesor i takimit të ministrave të Mbrojtjes, të mbledhur në selinë e NATO-s, në Bruksel.

Vijimi i mbështetjes së vendeve të Aleancës ndaj Ukrainës, në zbatim të vendimeve të Samitit të Vilnius u diskutua fillimisht në një takim të veçantë të Grupit të Kontaktit të Mbrojtjes për Ukrainën, që u mbajt në fillim të takimit formal të ministrave të Mbrojtjes se NATO-s, ku morën pjesë mbi 50 vende të ndryshme aleate dhe partenere të NATO-s.  Gjatë këtij takimi u theksua nevoja imediate për mbështetjen e Ukrainës me kapacitete ushtarake si; sisteme armatimi, artileri dhe municione të kalibrave të ndryshëm me qëllim mbrojtjen e infrastrukturës kritike të saj, nga agresioni rus.

Në kuadër të punimeve të Ministerialit, një vëmendje të veçantë mori takimi i Këshillit NATO-Ukrainë, i zhvilluar për herë të parë në nivel të ministrave të mbrojtjes, me qëllim afrimin e saj me Aleancën, duke shënuar një kapitulli të ri në marrëdhëniet NATO-Ukrainë.

Në ndërhyrjen e tij ministri Peleshi rikonfirmoi se, Shqipëria do të vazhdojë ndihmën e saj politike, ushtarake dhe humanitare për Ukrainën. “Ne qëndrojmë në solidaritet të plotë me qeverinë dhe popullin e Ukrainës dhe mbështesim aspiratat e tyre për t’u anëtarësuar në NATO ”,  u shpreh ministri Peleshi.

Gjatë takimit, vendet aleate mbajtën qëndrim të unifikuar për vijimin e kontributeve, si dhe ruajtjen e solidaritetit dhe kohezionit në mbështetje të popullit ukrainas dhe luftës së tij. Gjithashtu, mbështeje të palëkundur në rrugëtimin e Ukrainës drejt integrimit Euro-Atlantik.

Të shtunën e 7 shtatorit Hamasi goditi Izraelin duke shkaktuar mijëra të vdekur, sulm ky i cili u pasua me kundërpërgjigje nga ana e Izraelit.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Të rinjtë që frymëzojnë –  Lorela dhe Elia janë vlerësuar si aktiviste të spikatura edhe nga AKR

Lorela Sinani dhe Elia Lika janë dy vajzat shkodrane që një pjesë të mirë të…

8 minutes ago

Projekte transformuese në Malësi të Madhe – FSHZH projekt 2 mln dollarë për përmirësimin e infrastrukturës së turizmit

Një investim prej 2 milion dollarësh nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit pritet që të zbatohet…

12 minutes ago

Takimet autoriale në bibliotekë – Koloreto Cukali ishte i ftuar për librin “Marshi funebër i gjelave të detit”

Në vazhdën e takimeve autoriale, në Bibliotekën publike “Marin Barleti” ishte i ftuar për një…

16 minutes ago

Hekurudha “kuqezi” – Ka përfunduar studimi i fizibilitetit për hekurudhën Durrës-Shkodër-Prishtinë

Linja hekurudhore Durrës-Prishtinë është një projekt strategjik që synon të lidhë Shqipërinë me Kosovën përmes…

19 minutes ago

Primaret e PD në qarkun Lezhë – 7600 anëtarë me të drejtë vote, në garë 19 kandidatë mes të cilëve 3 deputetë të qarkut

Ashtu si në të gjithë Shqipërinë edhe në Qarkun e Lezhës, po mbahet proçesi i…

22 minutes ago

Primaret e PD në qarkun Shkodër – Në garë janë 31 kandidatë për zgjedhjet e 11 majit

Demokratet e qarkut Shkodër iu drejtuan sot kutive të votimit në kuadër të primareve për…

25 minutes ago

This website uses cookies.