Ministri Balla dhe Ëngjëll Agaçi takohen me Kryeministrin e Moldavisë
Në vijim të vizitë zyrtare në Moldavi, Ministri i Brendshëm Taulant Balla dhe Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Ministrave, Ëngjëll Agaçi u pritën në një takim nga Kryeministri i Moldavisë, Dorin Recean në Chişinău.
Gjatë takimit u diskutua lidhur me përmbylljen së shpejti të tre marrëveshjeve mes dy vendeve, atë të sigurimeve shoqërore, marrëveshjen për njohjen e ndërsjelltë të lejeve të drejtimit si dhe të notave dhe diplomave.
Gjithashtu gjatë takimit u diskutua edhe mbi fushën e turizmin, ndërsa mirëpresim rritjen vit pas viti të turistëve moldavë në Shqipëri.