Categories: LajmePolitikë

Ministri Balla: Koha kur të fortët u shmangeshin kontrolleve dhe bënin ligjin, ka mbaruar

Ministri i Brendshëm Taulant Balla pas takimit me Këshillin Koordinativ të PS në Fier, ka folur  për median lidhur me ngjarjen e rëndë kriminale të ndodhur në Vlorë në 7 janar ku u ekzekutua me snajper 23 vjeçari Gëzim Sinomati.

Ai tha se policia ka rritur prezencën në territorin e vendit nëpërmjet operacioneve për kapjen e personave që lëvizin me armë pa leje dhe për të parandaluar ngjarje të tjera kriminale.

 Ministri shtoi se koha kur të fortët u shmangeshin kontrolleve dhe bënin ligjin, ka mbaruar.

“Edhe për ngjarje të rënda kriminale, sikurse është ajo e Vlorës, kemi pasur një ngjarje të rëndë kriminale, dua tju them se Policia ka rritur prezencën në territor përmes operacioneve kombëtare për të goditur fenomenin e armëmbajtjes pa leje, për të minimizuar ngjarje të tjera. Por koha kur të fortët i shmangeshin kontrolleve apo bëjnë ligjin në komunitete apo zona të caktuara, ka mbaruar njëherë e përgjithmonë e nuk mund të kthehet pas.”- tha Balla.

Ministri ka komentuar dhe rastin e vajzës 14-vjeçare në Divjakë e cila ishte martuar me një 34-vjeçar, duke thënë se duhet krijuar një aleancë dhe komunikim me të gjitha institucionet për të parandaluar raste të dhunës me bazë gjinore, dhunës seksuale apo krimeve me bazë gjinore.

“Unë e kam theksuar në komunikimet e mia, se një prej porosia që kam dhënë është fokusi më i madh i Policisë ndaj krimeve me bazë gjinore, dhunës seksuale, apo krimeve ndaj të miturve.

Në fillim të qershorit të këtij viti, me Kongresin e ri zgjedhor të Partisë Socialiste, nga i cili do të dalë Asambleja e re Kombëtare. Kështu që ky takim sot në Fier, me këshillin koordinativ të qarkut, lidhet pikërisht me fillimin e këtij procesi, për një proces hapjeje të Partisë Socialiste, për organizimin e një sërë forumesh qytetare për të diskutuar me komunitetet problematikat që shqetësojnë komunitetet, për se si mund të përmirësojmë punën qeverisjen tonë, në të gjitha nivelet, dhe për t’i krijuar PS më shumë mundësi komunikimi por edhe më shumë hapje ndaj kontributeve të reja.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Euroliga në RTSH: Real Madrid fiton në “El Clasico”

Euroliga u rikthye pas dy javësh ndërprerje për shkak të ndeshjeve të ekipeve kombëtare dhe…

23 minutes ago

Moti- Dita e sotme me reshje shiu, temperaturat nuk ndryshojnë

Për ditën e sotme (28 shkurt) moti do të vijojë të jetë i paqëndrueshëm me…

26 minutes ago

Vota e diasporës, Celibashi: Riaplikoni pa kufizim deri në 4 mars, KQZ do ju asistojë

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi informoi të enjten zgjedhësit nga jashtë vendit, të cilëve…

27 minutes ago

Abissnet Superiore në RTSH/ Java e fundit e fazës së tretë luhet të shtunën dhe të dielën

Java e fundit e fazës së tretë të kampionatit “Abissnet Superiore” do të zhvillohet të…

14 hours ago

Miratohet vendimi, shtyhet deri më 31 maj vlefshmëria e kartave të identitetit dhe e pasaportave të skaduara

Me 76 vota Kuvendi miratoi të enjten dy aktet normative të Këshillit të Ministrave për…

14 hours ago

Gjergj Kastrioti “rikthehet në shtëpi”, vendoset në Lezhë shtatorja e heroit kombëtar

Figurës së heroit tonë kombëtar, Gjergj Kastriotit Skënderbe, i është shtuar edhe një tjetër statujë…

14 hours ago

This website uses cookies.