Ministri Balla mbron marrëveshjen për emigracionin mes Shqipërisë dhe Italisë . “Kjo është shenjë solidariteti!” 

balla1011

balla1011

Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka mbrojtur marrëveshjen e nënshkruar mes Shqipërisë dhe Italisë me objekt forcimin e bashkëpunimit në fushën e migracionit. 

“Ne nuk e zgjidhim dot hallin, por japim shembullin e solidaritetit” tha zoti Balla nga Fieri.

Ai kujtoi mikrpitjen italiane për shqiptarët në fillim të viteve ’90 dhe më vonë gjatë eksodeve biblike, duke thënë se ajo duhet të kthehet në mirënjohje.

“Sot Italia përballet me një sfidë shumë të madhe nga flukset emigratore që vijnë nga veriu i Afrikës” tha zoti Balla. Sipas tij në Itali janë me qindra qendra pritjesh, me rreth 80 mijë emigrantë. “Njëra prej tyre  do të vendoset në Shqipëri, ku 3000 persona do të trajtohen me kërkesat për azil” spjegoi ministri marrëveshjen, duke këmbëngulur se asnjë prej tyre nuk do të qëndrojë në Shqipëri.

Zoti Balla tha se gjithshka do të kalojë me procedura ligjore në parlament. “Shqipëria është pranë Italisë ashti sikurse Italia ka qenë qindra herë pranë Shqipërisë” theksoi ministri i brendshëm frymën e marrëveshjes. Zoti Balla kujtoi se Shqipëria  po synon BE, por “vendi nuk ka vetëm të drejta, por edhe përgjegjësi” tha ai.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.