balla1011
Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka mbrojtur marrëveshjen e nënshkruar mes Shqipërisë dhe Italisë me objekt forcimin e bashkëpunimit në fushën e migracionit.
“Ne nuk e zgjidhim dot hallin, por japim shembullin e solidaritetit” tha zoti Balla nga Fieri.
Ai kujtoi mikrpitjen italiane për shqiptarët në fillim të viteve ’90 dhe më vonë gjatë eksodeve biblike, duke thënë se ajo duhet të kthehet në mirënjohje.
“Sot Italia përballet me një sfidë shumë të madhe nga flukset emigratore që vijnë nga veriu i Afrikës” tha zoti Balla. Sipas tij në Itali janë me qindra qendra pritjesh, me rreth 80 mijë emigrantë. “Njëra prej tyre do të vendoset në Shqipëri, ku 3000 persona do të trajtohen me kërkesat për azil” spjegoi ministri marrëveshjen, duke këmbëngulur se asnjë prej tyre nuk do të qëndrojë në Shqipëri.
Zoti Balla tha se gjithshka do të kalojë me procedura ligjore në parlament. “Shqipëria është pranë Italisë ashti sikurse Italia ka qenë qindra herë pranë Shqipërisë” theksoi ministri i brendshëm frymën e marrëveshjes. Zoti Balla kujtoi se Shqipëria po synon BE, por “vendi nuk ka vetëm të drejta, por edhe përgjegjësi” tha ai.
Roma duke eliminuar Porton nga Liga e Europës, mund t’i ketë hapur rrugën rivalëve të…
Debutimi i Robin Van Persit, dëmtimet në radhët e Interit dhe besimi i gjashtë futbollistëve…
Ushtria masive Terrakota e Kinës, e gjetur në Xi'An, është një nga gjetjet arkeologjike më…
Ish-presidenti Alfred Moisiu, i pranishëm në një aktivitet përkujtimor të komunitetit çam në Elbasan, përcolli…
Gjimnazi “28 nëntori” në Shkodër organizoi një konkurs në lëndët shkencore mes viteve të para…
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar se “koalicioni i krijuar i PD dhe…
This website uses cookies.