Ministri Balla prezanton Prefektin e ri të Kukësit: Paketa e Sigurisë në shkolla do të garantojë një perimetër sigurie

balla kukes

balla kukes

Ministri i Brendshëm Taulant Balla prezantoi sot Prefekti i ri të Qarkut Kukës, Granit Gjana, i cili zëvendësoi në këtë detyrë Albert Halilajn. Balla tha gjatë takimit se Ministria e Brendshme ka gati draftin e ri ligjor, për konsolidimin e rolin të Prefektit, si përfaqësues direkt i kryeministrit dhe i qeverisë në territor.

Ministri e vuri theksin tek roli që Prefekti ka aktualisht për drejtimin e disa Task Forcave vendore, ku veçoi atë për Paketën e Sigurisë në shkolla. 

“Të gjithë e dimë që fëmijët rrezikun më të madh të qasjes ndaj fenomeneve si droga, apo të tjera si bullizmi, nuk ndodhin në shkollë, por ndodhin rrugës për në shkollë ose në të gjitha njësitë e shërbimit që ndodhen brenda perimetrit të sigurisë në shkolla. Ato ndodhin të kafja, te lokali përballë, te diskoteka pranë shkollës, por edhe problematike që lidhen me sigurinë ushqimore, që lidhen me kioskat apo fast food-et apo gjithçka tjetër që ndodhet brenda atij perimetri, duke mos harruar edhe një fenomen që ndoshta për faj të moszbatimit si duhet të ligjit që ka për detyrë ta zbatojë Inspektorati Shtetëror Shëndetësor dhe që ka të bëjë me alkoolin te moshat nën 18 vjeç. Të gjitha këto janë tashmë detyra dhe në kuadër të kësaj pakete, i takon Prefektit të Qarkut, i cili, në bashkëpunim me drejtorin e Policisë së Shtetit, me Autoritetin Kombëtar të Ushqimit, ISHSH, me organet e qeverisjes vendore të fillojmë të kemi mundësi që të verifikojmë të gjithë sinjalistikën rrugore, gardhet e shkollave, kamerat e sigurisë, sepse ato janë një element shumë i rëndësishëm për të garantuar që çdo nxënës, çdo fëmijë që çdo banor i Kukësit, Hasit apo Tropojës, dërgon në shkollë, ata janë në “besën tonë”, deklaroi z. Balla.  

Ministri foli më tej për një qasje të re në zbatimin e kësaj pakete sigurie.

“Jam shumë krenar për rezultatet që kemi arritur në ditët e para të këtij viti të ri shkollor. Që në javën e parë kemi pasur një numër të konsiderueshëm personash të përfshirë në 23 grupe kriminale, të cilat funksiononin në shpërndarjen e lëndëve narkotike pranë shkollave në pothuajse të gjithë territorin. Kemi pasur edhe në Kukës disa rezultate dhe presim që rezultatet të konsolidohen edhe më tej në ditët në vijim dhe të garantojmë që ky fenomen që shumë më thonë që është e vështirë të çrrënjoset i gjithë por që për ta sulmuar pa asnjë kompromis, besoj që biem të gjithë dakord dhe kemi dakordësinë e të prindërve, gjyshërve, të cilët presin nga shteti që të godasë sa më fort këtë lloj fenomeni, për të mos harruar edhe fenomenet e tjera që na prekin fëmijët”, nënvizoi ai.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.