Categories: AktualitetLajme

Ministri Balla: Shteti dhe ligji revansh kundër krimit dhe grupeve kriminale

Shteti dhe ligji revansh kundër krimit dhe grupeve kriminale. Ky ka qenë përkufizimi i bërë nga ministri i Brendshëm, Taulant Balla, në takimin koordinues me donatorët.

Sipas tij, gjatë vitit 2023 janë goditur 54 organizata kriminale, nga të cilat 38 prej tyre aktivitet në fushën e narkotikëve, 7 grupe kriminale aktive në fushën e krimit ekonomik dhe financiar, 7 grupe kriminale aktive në fushën e krimeve ndaj pronës dhe 2 grupe kriminale në fushën e krimeve kompjuterike.

Është shumë e rëndësishme ta përmend, vijoi Balla në fjalën e tij, bashkëpunimin ndërkombëtar me EUROPOL dhe INTERPOL, i cili po rritet në nivelin e shkëmbimit të informacionit, ashtu edhe në numrin e operacioneve të përbashkëta të zhvilluara nga ekipet tona të përbashkëta hetimore, të koordinuara nga Pika Kombëtare e Kontaktit Shqiptar këtu me EUROPOL-in, por dhe me taskforcat anti-Falcon.

“Kemi pasur gjatë vitit 2023, 1380 hetime proaktive dhe kemi proceduar penalisht me agjencitë ligj zbatuese të vendeve partnere, 80 çështje penale. Nga 523 operacione policore në këtë fushë, 107 ishin operacione të zhvilluara me partnerët ndërkombëtarë. Dua të veçoj bashkëpunimin dhe operacionet e përbashkëta që kemi pasur me Interpolin 54 të tilla, një rritje e dukshme, krahasuar me një vit më pare. Një shqetësim që mbetet nga disa prej vendeve partnere lidhet lidhet me luftën kundër krimit kibernetik. Tani kemi në nivel qendror në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë, kemi edhe Drejtorinë për Hetimin e Krimit Kibernetik dhe po ashtu disponojmë një laborator qendror kriminalistik për hetimin e provave kompjuterike”., tha Balla.

Duke theksuar angazhimin e Shqipërisë në luftën kundër migracionit të paligjshëm, Balla theksoi se rezultatet që janë arritur me Britaninë e Madhe, gjatë vitit 2023 kanë qenë të paimagjinueshme në janar të vitit 2023.

Sipas tij, ulja me 90% e qytetarëve shqiptarë që mbërrinin në mënyrë të paligjshme në UK është një prej atyre që do e quaja, indikatorëve të suksesit, edhe pse brenda atij suksesi ka plot indikatorë të tjerë të cilët dëshmojnë një fakt shumë të thjeshtë: kur dy vende evropiane bëhen bashkë për të adresuar një problematikë rezultati nuk mungon.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Ushtarakët e Kolegjit të Mbrojtjes vizitojnë RTSH – Njihen me rolin e medias në komunikimin publik

Oficerë dhe pedagogë te Kolegjit të Mbrojtjes dhe Sigurisë të Forcave të Armatosura vizituan këtë…

15 hours ago

Kupa, Vllaznia përballë Elbasanit – Hidhet shorti, ndeshje interesante në çerekfinale

Vllaznia do të luajë me Elbasanin në çerekfinalen e Kupës së Shqipërsië. Goglat i kanë…

15 hours ago

Lamtumirë legjenda Sabah Bizi – Mijëra persona kanë bërë homazhe në mjediset e stadiumit “Loro Boriçi”

Futbolli shqiptar sot është në zi! Një ndër legjendat e tij, Sabah Bizi, u nda…

15 hours ago

Zhvillimi i artit muzikor në Shkodër – Muzikologu Gjyrezi ndalet tek ahengu shkodran dhe studimin e tij

Shkodra mbart një pasuri të madhe të kulturës kombëtare, ku ahengu Shkodran është një prej…

15 hours ago

Përdorimi i drogës në moshë të re – Dita e të Drejtave të Njeriut për Përdoruesit e Drogës, flet neuropsikiatri Gjon Preçi

17 janari shënon Ditën Botërore të të Drejtave të Njeriut për Përdoruesit e Drogës.  Neuropsikiatri…

15 hours ago

Komplikacionet në shëndetin e mushkërive  – Flet mjekja pneumologe, Lindita Çela Dibra

Jemi në muajin më të ftohtë të dimrit dhe virozat stinore prekin më shumë sëmundjet…

16 hours ago

This website uses cookies.