Politikë

Ministri Balla takon kryetarin e KLP: Politikë penale më të ashpër kundër zjarrvënësve

Këshilli i Lartë i Prokurorisë e vlerëson pozitivisht propozimin për ashpërsimin e dënimeve ndaj veprave kriminale brenda perimetrit të sigurisë së shkollave.

Plani i sigurisë në shkolla ishte një nga temat që diskutuan të premten (8 shtator) mes ministrit të Brendshëm, Taulant Balla dhe kryetarit të KLP-së, Alfred Balla.

Këshilli i Lartë i Prokurorisë mbështet Ministrinë e Brendshme dhe Policinë e Shtetit në intensifikimin e goditjes së fenomenit të shpërndarjes së lëndëve narkotike dhe vlerëson pozitivisht propozimin për ashpërsimin e dënimeve ndaj veprave kriminale të kryera brenda perimetrit të sigurisë së shkollave,” njoftoi ministri Balla.

Në fokusin e diskutimit ishte edhe ashpërsimi i politikave penale për zjarrvënësit, nisur nga rastet e javëve të fundit, të cilat kanë përfunduar me pasoja të rënda mjedisore dhe ekonomike për qytetarët.

KLP-ja në bashkëpunim me Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore po ashtu po kryen vetingun e magjistratëve të ardhshëm prokurorë, ndërkohë që pikë tjetër diskutimi mes dy krerëve ishte dhe përmirësimi i eficiencës në radhët e Policisë Gjyqësore, ku KLP-ja vëren mungesë stabiliteti, që shkaktohet nga lëvizjet e shumta të këtyre oficerëve.

AddThis Website Tools
RTSH Shkodra

Recent Posts

Deri në 500 bashki në Ballkanin Perëndimor do të përfitojnë Wi-Fi publik falas

 Deri në 500 bashki nga i gjithë Ballkani Perëndimor do të përfitojnë Wi-Fi publik falas.…

1 day ago

Manastirliu: Kredi me interes zero për blerje banese për 90 mësues, afati për aplikim deri më 9 prill

Për të dytin vit radhazi mësuesit do të mbështeten me kredi me 0% interes për…

1 day ago

Shuk Gurakuqi, ish ministri i Financave i dënuar nga regjimi komunist në burgun e Burrelit

 Muzeu Kombëtar i Përgjimeve “Shtëpia me gjethe” përkujtoi sot intelektualin, financierin, ish-ministrin e shtetit shqiptar,…

1 day ago

Presidenti Pellegrini: Pa rajonin, BE s’është e plotë. Begaj: Sllovakia, avokate e fortë e jona në procesin integrues

Integrimi europian i Ballkanit Perëndimor dhe zgjerimi i Bashkimit Evropian ka qenë në fokus të…

1 day ago

Mish qengji i pjekur në kos – Sekretet e recetës me shije fantastike

Përgatitja e Mishit të Pjekur të Qengjit në Kos 1 kg mish qengji 1 një…

1 day ago

Andrea Berta, drejtori i ri sportiv i Arsenalit

Vendimi dihej prej disa ditësh, por në këto orë do të mbërrijë edhe njoftimi zyrtar:…

1 day ago