Ministri Hasani me homologun e Spanjës për BE-në: Së shpejti Konferenca Ndërqeveritare
Spanja e mbështet rrugëtimin evropian të Shqipërisë dhe kjo u bë e ditur të hënën në takimin që ministri i Jashtëm, Igli Hasani, pati me homologun e tij spanjoll, Hose Manuel Albares (o. Jose).
Dy diplomatët e lartë u takuan në kuadër të Këshillit të BE-së për Punët e Jashtme në Bruksel.
“Falënderova ministrin Alvares për mbështetjen e fortë të Spanjës dhe Presidencës së Këshillit të BE-së që Shqipëria dhe Ballkani Perëndimor të avancojnë në rrugën e integrimit evropian,” shkroi ministri Hasani në rrjetin “X”.
Pala shqiptare pret ndërkohë mbajtjen e Konferencës së dytë Ndërqeveritare për të hapur edhe kapitujt e tjerë bazë të marrëveshjes kornizë me institucionet e BE-së.