Categories: LajmePolitikë

Ministri Hasani takim me të rinjtë në MEPJ: Forcimi i angazhimit me rininë, themeli i zhvillimit të një shoqërie demokratike

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, zhvilloi një bashkëbisedim me nxënës të shkollave të mesme, në kuadër të 75 vjetorit të Këshillit të Evropës.

Në fjalën e tij përshëndetëse, ministri Hasani theksoi rëndësinë e edukimit për qytetarinë demokratike, teksa e cilësoi atë si themelin e një shoqërie të drejtë dhe të barabartë.

“Në 29 vite nga anëtarësimi i Shqipërisë në KiE, vendi ynë ka pësuar një transformim të jashtëzakonshëm. Ne duhet të ndërtojmë një të ardhme më të mirë për të gjithë. Dhe mënyra e duhur për ta bërë këtë është të angazhohemi me ju, të angazhohemi me të rinjtë, të cilët janë ata që kanë bërë gjithmonë ndryshimin në vendin tonë”, nënvizoi Ministri.

E pranishme në këtë aktivitet ishte edhe Giulia Re, Kreu i Zyrës së Këshillit të Evropës në Tiranë, e cila theksoi se ky takim ishte një mënyrë e mirë për të theksuar se sa i rëndësishëm është edukimi dhe sa më shumë duhet të fokusohemi tek ai.

Ka një fokus të rinovuar të Këshillit të Evropës, për të punuar me të rinjtë dhe për të rinjtë. Ne kemi për detyrë t’u ofrojmë edukim të gjithë fëmijëve dhe të rinjve drejt vlerave demokratike. Demokracia duhet të jetë një mënyrë jetese dhe shkollat ​​janë vendi më i mirë për brezat e rinj që të mësojnë për demokracinë, por edhe për të drejtat e njeriut, lirinë, respektin për të tjerët dhe tolerancën”, tha ajo.

Ky aktivitet, i organizuar nga Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme në bashkëpunim me Zyrën e Këshillit të Evropës në Tiranë, mblodhi nxënës nga pesë gjimnaze të Tiranës: Sami Frashëri, Qemal Stafa, Protagonistët, Eqerem Çabej dhe Aleks Buda, të shoqëruar nga mësuesit e tyre.

Bashkëbisedimi ishte pjesë e përpjekjeve të vazhdueshme për të rritur cilësinë e arsimit në Shqipëri dhe për të promovuar një kulturë demokratike përmes edukimit. Projekti “Forcimi i Edukimit për Qytetarinë Demokratike në Shqipëri” zbatohet nga Këshilli i Evropës dhe financohet nga Agjencia Suedeze për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ndërkombëtar, duke filluar nga dhjetori i vitit 2019 dhe pritet të përfundojë në maj të vitit 2026 dhe në të janë përfshirë 75 shkolla në vend.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Rikthehet gara për Avokatin e Popullit – Seancë në Komisionin e Ligjeve më 13 shkurt

Në kalendarin e punimeve të Kuvendit, për muajin shkurt, është planifikuar procesi i zgjedhjes së…

2 days ago

Deputetët britanikë në Muzeun e Kujtesës / Ligjvënësit konservatorë u njohën me persekucionin 45- vjeçar në Shqipëri

Një grup deputetësh konservatorë të Parlamentit britanik, që po zhvillojnë një vizitë në Shqipëri, ishin…

2 days ago

Shpërndante drogë afër shkollave – Prangoset nga policia pas disa javëve hetime 28 – vjeçari

Një i ri, 28- vjeçar, është arrestuar nga policia e Lezhës, pas një hetimi disa…

2 days ago

Rritja e popullsisë shqiptare në Mali të Zi – Emigrimi është ulur dhe pozita e shqiptarëve është forcuar vitet e fundit

Krahasuar me regjistrimin e parafundit në Mal të Zi, numri i shqiptarëve në Censusin e…

2 days ago

81-vjetori i vrasjes së Vasil Shantos / Pranë memorialit të heroit u vendosën kurora nga organizatorët

Data 1 shkurt shënon 81-vjetorin e vrasjes së heroit Vasil Shanto. Në memorialin e tij,…

2 days ago

Skema e granteve për të rinjtë / Bashkia Shkodër mbështet projekt-idetë në fushën e turizmit dhe bimëve dekoratike

Morena Grimaj dhe Enrik Shllaku janë përfitues të drejtpërdrejtë të skemës së granteve për të…

2 days ago

This website uses cookies.