Ministri Hoxha me drejtuesin e ICITAP: Thellojmë bashkëpunimin për agjencitë ligjzbatuese

Ministri i Brendshëm Ervin Hoxha priti në një takim drejtuesin e ICITAP Richard Deasy me të cilin bisedoi për çështjet e thellimit të bashkëpunimit në lidhje me zhvillimin e kapaciteteve të agjencive ligjzbatuese, veçanërisht për Policinë e Shtetit.

Ministri Hoxha falënderoi ICITAP dhe qeverinë amerikane për mbështetjen e dhënë dhe konfirmoi gatishmërinë maksimale për thellimin e këtij bashkëpunimi.

Ministri Hoxha është shprehur se: “Jam shumë i kënaqur nga takimi me drejtuesit e Programit Ndërkombëtar të Asistencës për Trajnimet mbi Hetimet Kriminale (ICITAP), në Tiranë. U shpreha mirënjohje për ndihmën që ICITAP ka ofruar për qeverinë shqiptare, e konkretisht për agjencitë e zbatimit të ligjit, në zhvillimin e kapaciteteve të tyre, si dhe konfirmova gatishmërinë maksimale për të çuar më tej e thelluar bashkëpunimin.”

Në lidhje me vijimësinë e programe të mbështetjes për agjencitë shqiptare, Ministri thekson se: “Z. Richard Deasy më siguroi për vijimin e asistencës, trajnimet për Policinë e Shtetit, Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore, si dhe ekspertizën në reformat legjislative, apo investime në fushën e sistemeve të teknologjisë së informacionit.”

Sa u përket objektivave dhe pritshmërive të bashkëpunimit me ICITAP, Ministri Hoxha bën me dije se : “Theksova se objektiv kryesor në detyrën time si Ministër i Brendshëm dhe pritshmëritë në lidhje me bashkëpunimin me ICITAP, janë trajnimet profesionale të drejtuesve policorë, fuqizimi teknologjik dhe standardizimi i proceseve të punës së strukturave të varësisë i fokusuar në parandalimin e risqeve, rritja e etikës dhe integritetit të punonjësve, duke e bërë policinë një profesion më të besueshëm dhe njëkohësisht të dëshiruar nga të rinjtë e të rejat.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.