Ministri Hoxha: Përgatitjet për zgjedhjet e 11 majit në fokus, vota e diasporës mundësohet deri në 31 maj 2025

Ministri Hoxha

Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha, gjatë një takimi të zhvilluar në Gjirokastër me Prefektët e Qarkut, theksoi përgatitjet për zgjedhjet e 11 majit 2025. Ai foli për masat e marra dhe koordinimin për ngritjen e infrastrukturës zgjedhore, duke theksuar se të gjithë planet e masave janë hartuar dhe se Prefektët, në bashkëpunim me Bashkitë dhe Policinë e Shtetit, do të jenë të gatshëm për organizimin e zgjedhjeve.

Sot në vijim të takimeve që kemi periodikisht me Prefektët e Qarkut, kemi bërë një takim në Gjirokastër ku kemi biseduar për të gjitha masat e marra dhe koordinimin për përgatitjen dhe ngritjen e infrastrukturës për zgjedhjet e 11 majit. Kemi diskutuar në detaje të gjitha përgjegjësitë që Prefektët e Qarqeve duhet të marrin në zbatim të ligjit si dhe Kodit Zgjedhor. Aktualisht janë hartuar të gjithë planet e masave. Prefektët e qarqeve në bashkëpunim me Bashkitë, Policinë e Shtetit do të jenë në gjendje për të ngritur infrastrukturën dhe planifikuar në mënyrë të rregullt zgjedhjet e 11 majit 2025. Aktualisht kemi rreth 100 mijë shtetas shqiptarë, të cilët janë regjistruar në platformën e KQZ për zgjedhjet e 11 majit”, u shpreh ministri Hoxha.

Për sa i përket votës së diasporës, Ministri Hoxha njoftoi se Qeveria Shqiptare ka miratuar një vendim për të zgjatur vlefshmërinë e kartave të identitetit dhe pasaportave biometrike të shtetasve shqiptarë, duke i mundësuar atyre të votojnë për zgjedhjet e 11 majit, deri në datën 31 maj 2025.

Për sa i përket votës së diasporës, Qeveria Shqiptare miratoi p/vendimin ditën e mërkurë, ku të gjithë shtetasve shqiptarë të cilëve u kishte përfunduar vlefshmëria e kartave të identitetit dhe pasaportave biometrike, do të kenë mundësi të votojnë për zgjedhjet e 11 majit. Kjo vlefshmëri është zgjatur deri në datën 31 maj 2025”, theksoi ai.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.