Aktualitet

Ministri Hoxha takon ambasadorin italian: Bashkëpunimi do të vazhdojë të jetë në nivelet më optimale

Ministri i Brendshëm Ervin Hoxha ka pritur në një takim Ambasadorin e Italisë në Tiranë, Fabrizio Bucci të cilit i ka pohuar se ka qenë dëshmitar i bashkëpunimit të frytshëm mes dy vendeve në shumë fusha, ndër të cilat edhe për rrugëtimin evropian të Shqipërisë.

Prita në një takim kortezie Ambasadorin e Italisë në Tiranë, Fabrizio Bucci, i cili së pari, më uroi për detyrën e rëndësishme të marrë. Konfirmuam edhe njëherë afërsinë mes dy vendeve mike. ⁠

I pohova ambasadorit se kam qenë dhe jam dëshmitar i bashkëpunimit të frytshëm me shtetin italian në çdo fushë, duke nisur nga siguria publike, deri tek mbështetja që Italia i jep Shqipërisë në rrugëtimin për anëtarësim në 🇪🇺.

Ambasadori italian theksoi gjatë takimit tonë të parë, kënaqësinë për bashkëpunimin dhe rezultatet e arritura kryesisht në luftën kundër krimit të organizuar.

Shpreha gatishmërinë maksimale të Ministrisë së Brendshme dhe Policisë së Shtetit, për t’i çuar përpara të gjitha proceset që kërkojnë vëmendjen e tij me bindjen e plotë se bashkëpunimi do të vazhdojë të jetë në nivelet më optimale”, thuhet në njoftim.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Mot i ashpër në zonat malore – Rrëshqitja e dherave bllokon rrugën Theth- Ndërlysaj

 I gjithë territori I Qarkut Shkodër, vijon të jetë i përfshirë nga reshjet e shiut…

17 minutes ago

Varrezat e Dëshmorëve rikthehen në landfild, vijon hedhja e inerteve dhe mbeturinave

Varrezat e Dëshmorëve në Shkodër prej vitesh vuajnë papërgjegjshmërinë e qytetarëve dhe subjekteve të ndryshëm,…

21 minutes ago

Shqipëria dhe Brazili rrisin bashkëpunimin në luftën kundër trafikut të drogës

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Ilir Proda, priti sot në takim…

24 minutes ago

Argjinatura e Gurit të Zi – Haxhija: Po mbron dhjetëra hektarë tokë

Argjinatura e ndërtuar vitin e shkuar në fshatin Juban të Njësisë Gur i Zi ka…

31 minutes ago

Shkodër/  Gjenden granada, pjesë armësh e municioni luftarak – Arrestohet një shtetase , shpallet në kërkim bashkëshorti

Burimet zyrtare të policisë së Shkodrës bëjnë të ditur se,   gjatë një operacioni policor të…

41 minutes ago

Rezervat e gjakut të pamjaftueshme – Familjarët, dhuruesit kryesor, i rëndësishëm shtimi i dhurimit vullnetar

Nevoja për gjak në Spitalin Rajonal të Shkodrës vijon të jetë e vazhdueshme, ndërsa aktualisht…

52 minutes ago

This website uses cookies.