Lajme

Ministri Hoxha te “Siguria”: Korrik-Gusht ndodhën 12 vrasje, 2 prej tyre ende të pazbuluara

Ministri i Brendshëm Ervin Hoxha në fjalën e tij në seancën dëgjimore në Komisionin për Sigurinë Kombëtare, kërkuar nga deputetët demokratë, ka raportuar mbi situatën e sigurisë në vend dhe lëvizjet e fundit në kupolën drejtuese të Policisë së Shtetit.

Hoxha deklaroi se situata e rendit dhe qetësisë publike është e qëndrueshme, ndërsa shprehu rezerva mbi rezultatet e arritura nga Policia e Shtetit.

“Situata e rendit dhe qetësisë publike në vend është shumë e qëndrueshme, Kjo bazohet në fakte dhe statistika. Nuk jam i kënaqur për rezultatet e deritanishme të policisë së shtetit, por ajo do e lartësojë këtë mision në vijim. S’ka lidhje me mjegullën dhe paragjykimet të cilat janë ngritur për gjendjen e rendit në vend. Ju siguroj se kam gjetur një polici të konsoliduar.

Rendi dhe siguria në vend në parametra shumë të mirë, krahasimi me vendet anëtare të BE. Kemi patur sezon me zero ngjarje kriminale në vend me turistë të huaj.

Numri i automjeteve që kanë hyrë dhe dalë kaloi shifrën 7 mln. Numri i jetëve nga aksidentet u ul me 17%, ose 21 jetë të shpëtuara më shumë se gjatë 2023”, u shpreh Hoxha.

Ministri deklaroi më tej se gjatë periudhës korrik-giusht 2024, kanë ndodhur 12 vrasje, 10 prej të vilave janë zbuluar. Po ashtu, në të njëjtën periudhë kohore, janë parandaliuar 12 tentativë vrasjesh.

Duke iu referuar periudhës 8 mujore, ministri tha se janë regjistruar 28 vrasje nga 35 që kanë ndodhur gjatë vitit 2023.

“Vërtetë që në gusht pati rritje të vrasjeve, krahasuar me muajt e tjerë, por në analizën e treguesve të 8-mujorit mbi statistikat e ngjarjeve kriminale, jemi pothuajse në të njëjtat parametra sigurie si në 2023.

Përgjatë korrik-gusht 2024, kanë ndodhur 12 vrasje, nga të cilat kanë zbuluar 10 prej tyre. Janë parandaluar 12 tentativa vrasje, ky numër tregon reagimin e mirë të policisë së shtetit. Janë regjistruar 28 vrasje, nga 35 që ka patur në 2023”, tha ai.

RTSH Shkodra

Recent Posts

“Shkodra Elektronike” intervistë në mediat italiane, Beatriçe Gjergji rrëfen për jehonën e këngës

Kënga fituese e edicionit të 63 të Festivalit të këngës në Radio Televizionin Shqiptar ka…

10 hours ago

Miss Shqipëria 2025 – Hapen zyrtarisht audicionet për vajzat të cilat do jenë pjesëmarrëse në këtë event

Miss Shqipëria”, eventi më i madh i bukurisë shqiptare, çeli siparin e edicionit të 27…

10 hours ago

Haland dhe fiksimi për makinat, ka blerë veturën e sigurisë së F1 për 350.000 mijë stërlina

Vetëm pak javë pasi hodhi firmën në kontratën e re me Mançester Sitin, sipas së…

10 hours ago

Platini për “SonntagsZeitung”: Blater edhe Infantino s’dinë të godasin topin, italo-zviceriani do më shumë pushtetin dhe paratë se futbollin!

Në intervistën që dha për “SonntagsZeitung”, Mishel Platini tregoi disa prej problematikave të mëdha që…

10 hours ago

Vllaznia- Elbasani, tashmë për kupë / Në “Loro Boriçi” rikthehen skuadrat që barazuan 1- 1 për Superligën

Pas barazimit 1-1 për Supërligën, Vllaznia dhe Elbasani do të masin forcat sërish në “Loro…

10 hours ago

Fshati i vogël me prodhimtari të lartë – Fermerët e Goricës : Infrastruktura rrugore jo në favor për shitjen e prodhimeve

Fshati i vogël i Goricës në njësinë administrative të Anës së Malit, në Bashkinë e…

10 hours ago

This website uses cookies.