Ministri i Brendshëm i Kosovës publikon të tjera dëshmi tronditëse për implikimin e Serbisë në sulmin terrorist
Ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla ka publikuar dëshmi të tjerë për përfshirjen e Serbisë në sulmin terrorist në Banjskë të Kosovës.
Svelcca ka publikuar një dokument ku vërtetohet se ushtria e Serbisë i ka dorëzuar grupit terrorist granatahedhëset.
“Shtohen një pas një dëshmitë e lidhjes zyrtare mes shtetit të Serbisë dhe grupit terrorist që kreu vrasjen e policit Afrim Bunjaku dhe përgatitjen e aksionit kundër rendit kushtetues me qëllim destabilizimin e Republikës së Kosovës. Ky dokument është vërtetim që ushtria e Serbisë i ka dhënë grupit me rastin e dorëzimit të lansuesit të granatave, që më pas u zu nga Policia e Kosovës në aksionin e 24 shtatorit”, ka shkruar Sveçla.
Ai thekson më tej se “atë që e kemi deklaruar në vazhdimësi tash po e mbështesim edhe me fakte e dokumente të pakontestueshme se shteti i Serbisë mbështet këto grupe terroriste politikisht, financiarisht, logjistikisht”.