Ministri i Brendshëm Taulant Balla takon fëmijët e oficerëve të policisë së Ukrainës në Durrës
Në një video të publikuar në rrjetet sociale, ministri Balla e ka nisur ditën me disa fëmijë të oficerëve të policisë së Ukrainës, që kanë ardhur për të pushuar në vendin tonë.
“Durrës, me fëmijët e oficerëve të policisë së Ukrainës, të cilëve në grupe të ndryshme u kemi dhënë mundësinë të vijnë dhe të pushojnë disa ditë në Shqipëri”, njofton Balla përmes rrjeteve sociale, ndërsa poston dhe një video të takimit dhe bashkëbisedimit më fëmijët e oficerëve të policisë së Ukrainës”, shkruan ministri.
Gjatë bashkëbisedimit me disa prej fëmijëve Balla tha se, “Ne këtu e kemi kohën me diell, edhe pse këto ditë ka shi. Gjithsesi uroj ta shijoni qëndrimin tuaj këtu. Mund të vizitoni muzeun arkeologjik, është shumë I bukur. Kur Luhansk-u të çlirohet, ju do të riktheheni atje bashkë me familjen tuaj.” tha Balla.
Në shenjë falënderimi fëmijët i dhuruan ministrit Balla një flamur të Ukrainës të firmosur nga ata.
“Është në shenjë falënderimi për mikpritjen. Ne erdhëm këtu për t’u larguar nga realiteti i luftës. E kemi firmosur këtë flamur në shenjë kujtimi dhe falënderimi”, thanë fëmijët.
Nga ana e tij, ministri Balla u premtoi se këtë dhuratë ta mbajë në zyrën e tij.