Categories: LajmeEkonomi

Ministri i Financave, Ervin Mete takon drejtuesit e institucioneve kryesore financiare të Qeverisë italiane

Ministri i Financave, Ervin Mete, u takua ditën e martë me Drejtorin Ekzekutiv të Bankës Shtetërore Italiane “Cassa Depositi e Prestiti” (CDP), Dario Scannapieco, Kryetarin e SIMEST SpA, Pasquale Salzano, si dhe delegacionin që i shoqëronte.

Ministri Mete vlerësoi marrëdhëniet shumë të mira ekonomike dhe tregtare mes Shqipërisë dhe Italisë, si edhe shprehu angazhimin për thellimin e mëtejshëm.

Ministri theksoi se Shqipëria ofron mundësi për investime në sektorë si energjia, infrastruktura dhe turizmi.

Mete shprehu gatishmërinë për të thelluar bashkëpunimin me Qeverinë italiane përmes përfshirjes më të gjerë të dy institucioneve financiare, CDP dhe SIMEST, përmes njohjes formale si institucione financiare për zhvillim.

Drejtori Ekzekutiv i “Cassa Depositi e Prestiti”, Scannapieco vlerësoi progresin e bërë nga vendi ynë në procesin e reformave dhe përmirësimit të klimës së biznesit. Gjithashtu, ai shprehu gadishmërinë për të ndihmuar në krijimin e një institucioni financiar në Shqipëri, të ngjashëm me modelin e CDP-së.

Palët ranë dakord të thellojnë bashkëpunimin në funksion të mundësive të financimit, projekteve të asistencës teknike, promovimit të zhvillimit të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, si edhe mbështetjes për ndërmarrjet që investojnë në Itali dhe Shqipëri.

CDP është shoqëri tregtare me aksionar kryesor Ministrinë e Ekonomisë dhe Financave të Italisë dhe përfaqëson institucionin më të madh financiar të zhvillimit të shtetit italian, ndërsa SIMEST është institucion financiar në pronësi të CDP, me fokus kryesor mbështetjen dhe promovimin e ndërmarrjeve italiane jashtë vendit.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Bashkia Shkodër njofton bllokimin e disa rrugëve- Shkaku, punimet në zonën e Zdrales

Të nderuar qytetarë! Për shkak të punimeve që po kryhen në kuadër të projektit të…

4 hours ago

Ronaldo: Mbape s’di të luajë si sulmues qëndre!

Gjatë një interviste të dhënë për emisionin “El Chiringuito”, Kristiano Ronaldo ka  thënë se Kilian…

4 hours ago

Histori suksesi në Spitalin e Shkodrës, Koçiu: Ndërhyrje me procedurë të avancuar endovaskulare te 84-vjeçari

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu ka bërë të ditur sot se ekipi…

4 hours ago

Trajnimi i policisë për zgjedhjet e 11 majit, kreu i policisë, Proda takon ambasadorin e OSBE, Tarran

Trajnimi i policisë për zgjedhjet ka qenë në qendër të një takimi mes drejtorit të…

4 hours ago

Komisioni i Medies, seancë dëgjimore me anëtarët e Këshillit Drejtues të RTSH

Deputetet në Komisionin e Medies dëgjuan anëtarët e Këshillit Drejtues të Radio Televizionit Shqiptar për…

4 hours ago

U bllokua në malin e Cukalit – Policia shpëton një shtetas

Mesditën e sotme, Komisariati i Policisë në Vaun e Dejës ka marrë një telefonatë nga…

4 hours ago

This website uses cookies.