Ministri i Financave, Mete: Administrata tatimore të jetë një këshilluese sa më e mirë për biznesin

Mete

Mete

Ministri i Financave dhe Ekonomisë, Ervin Mete mori pjesë në nisjen e aktiviteteve trajnuese për administratën tatimore mbi ligjin e ri “Për tatimin mbi të ardhurat”.

Në fjalën e tij, ministri i Financave vlerësoi rëndësinë e kuptimit sa më saktë të legjislacionit nga ana e administratës tatimore, në mënyrë që ajo të jetë një këshilluese sa më e mirë për biznesin gjatë zbatimit të tij.

Ligji ‘Për tatimin mbi të ardhurat’ është një akt i mirë dhe modernizues në kuadrin e tatimit mbi të ardhurat në Republikën e Shqipërisë. Për këtë ligj është punuar gjatë, së bashku edhe me FMN. Është finalizuar një VKM dhe janë drejt finalizimit edhe VKM-të e tjera që plotësojnë të gjithë kuadrin rregullator. Është e domosdoshme që ju të keni kuptueshmëri sa më të plotë, në mënyrë që këtë lloj kuptueshmërie ta përktheni në zbatim të drejtë të ligjit, por edhe në këshillim sa më të plotë dhe sa më të drejtë të tatimpaguesve,” deklaroi Mete.

Objektivi kryesor i trajnimeve që do të zhvillohen nga Qendra e Trajnimit të Administratës Tatimore dhe Doganore (QTATD), me mbështetjen e MFE dhe DPT, është informimi dhe trajnimi i Administratës Tatimore sa i përket dispozitave të ligjit të ri “Për tatimin mbi të ardhurat”, një pjesë e të cilave do të nisin të zbatohen nga data 1 janar e vitit 2024.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.