Ministri i Jashtëm austriak: BE s’do të tërheqë forcat paqeruajtëse nga Libani i Jugut

Ministri i Jashtëm austriak Alexander Schallenberg ka deklaruar se vendet e Bashkimit Evropian që kontribuojnë në forcën paqeruajtëse të OKB-së UNIFIL në Liban nuk kanë ndërmend të tërhiqen nga jugu i vendit pavarësisht thirrjeve të Izraelit për ta bërë këtë.

Ky qëndrim i kryediplomatit austriak vjen pasi kryeministri Benjamin Netanjahu i bëri thirrje OKB-së që të tërheqë forcat UNIFIL “nga bastionet e Hezbollahut dhe nga zonat e luftës”.

Schallenberg tha se vendet evropiane nuk kanë ndërmend të tërheqin trupat nga Libani i jugut.

Gjatë diskutimit mes ministrave të Jashtëm të BE-së, kryediplomati austriak theksoi se

“Nuk kishte asnjë debat për tërheqjen apo çfarëdo tjetër. Ata janë atje për të qëndruar, por e trupave tona është parësore dhe duhet të sigurohet nga të gjithë”, tha Schallenberg, vendi i të cilit ka rreth 160 ushtarë në UNIFIL.

Kombet evropiane kontribuojnë me rreth 3,600 trupa në forcën prej 10,000 trupash.

Kontribuesit e BE-së planifikojnë të mbajnë sot komunikim mbi qëndrimin e tyre aktuale dhe rolin afatgjatë të misionit kur bëhet fjalë për nivelet e trupave, pajisjet dhe rregullat e angazhimit, sipas zyrtarëve evropianë.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.