Categories: BotaLajme

Ministri i jashtëm i Kinës akuza SHBA: Kontrollet tregtare, absurde. Ka perceptim të gabuar për ne

Diplomati më i lartë i Kinës ka goditur politikën tregtare të Uashingtonit.

Ministri i jashtëm i Kinës, Wang Yi ka deklaruar se shkëmbimet midis të dy vendeve mund të vazhdojnë vetëm nëse të dyja palët respektojnë dhe njohin dallimet e tyre.

Ai theksoi se SHBA-të janë kapur pas perceptimeve të gabuara për Kinën dhe nuk i kanë përmbushur ende “premtimet” e tyre, pavarësisht disa përparimeve që nga takimi i presidentëve Joe Biden dhe Xi Jinping nëntorin e kaluar.

Ministri i Jashtëm kinez, akuzoi SHBA-në për “shpikjen e taktikave të ndryshme për të shtypur Kinën” dhe tha se lista “zgjatëse” e sanksioneve të njëanshme të Uashingtonit ka arritur në nivelet e absurditetit të pamatshëm.

Nëse nervozohet sa herë që dëgjon fjalën Kinë, ku është besimi i saj si një vend kryesor? Nëse ajo dëshiron vetëm të përparojë, por u mohon vendeve të tjera zhvillimin legjitim, ku është drejtësia ndërkombëtare? Nëse ajo monopolizon vazhdimisht nivelin e lartë të zinxhirit të vlerës dhe e mban Kinën në fundin e ulët, ku është drejtësia dhe konkurrenca?”, tha Wang.

Komentet e tij vijnë ndërsa Uashingtoni vazhdon përpjekjen për të kufizuar llojet e teknologjisë së nivelit të lartë që mund të aksesohen nga Kina. Në tetor, Shtëpia e Bardhë reduktoi më tej llojet e gjysmëpërçuesve që kompanitë amerikane mund të shesin në Kinë, pasi synon të sigurojë që teknologjia amerikane nuk do të përdoret për të forcuar ushtrinë kineze.

SHBA ka miratuar gjithashtu sanksione kundër aktorëve kinezë për një sërë çështjesh në vitet e fundit, duke përfshirë akuzat për abuzime të të drejtave të njeriut në Xinjiang, tregtinë e paligjshme të fentanilit dhe ofrimin e mbështetjes për pushtimin rus të Ukrainës.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Krimet zgjedhore – kreu i SPAK, Dumani: Parlamenti kërkoi hetime të tilla

Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani, shpjegoi gjatë së premtes arsyet pse SPAK-u ndërmori…

2 days ago

Shorti i Ligës së Konferencës në RTSH/ Çelsi sfidon Kopenhagenin, Fiorentina peshkon Panathinaikos

Aspirantet për finalen e madhe në Vroklav kanë mësuar sot rrugëtimin e tyre drejt 90’…

2 days ago

Arresti kardiak i rrezikshëm – Mjeku kardiolog jep këshilla të vlefshme në përballjen me të

Vitet e fundit vërehet se janë rritur rastet e arresteve kardiake, ku po preken dhe…

2 days ago

Të rinjtë drejt varësive / Imam Muhamed Sytari: Kaloni më shumë kohë me familjen

Myftiu i Shkodrës, Imam Muhamed Sytari, ka tërhequr vemendjen e prindërve që të kalojnë më…

2 days ago

Infrastruktura rrugore në rrethina – Në fshatin Bardhaj, vite që banorët presin të investohet

Mungesa e infastrukturës, por edhe mos menaxhimi i mbeturinave , vazhdon të jetë prezent me…

2 days ago

Eliana Laçej zgjidhet zëvendësrektore / Senati Akademik i UNISHK ka miratuar edhe buxhetin e institucionit

Mbledhja e sotme e Senatit Akademik të Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi”, ka miratuar buxhetin…

2 days ago

This website uses cookies.