Iraku mund të futet në konflikt nga sulmet kokë më kokë në territorin e tij nga milicitë e mbështetura nga Irani dhe forcat amerikane, tha ministri i jashtëm irakian, Fuad Hussein.
Në javën e kaluar në Irak janë përfshirë një valë sulmesh ajrore nga SHBA duke vrarë 17 luftëtarë nga grupet e armatosura të mbështetura nga Irani. Sulmet amerikane ishin si veprim për vrasjen e tre ushtarëve amerikanë në Jordani. Ushtria amerikane thotë se do të “vazhdojë të ndërmarrë veprimet e nevojshme” për të mbrojtur njerëzit e saj.
Ministri Fuad Hussein tha se bisedimet duhej të rifillonin për tërheqjen e 2,500 trupave amerikane, të vendosura në Irak si këshilltarë që nga viti 2014 për të ndihmuar në parandalimin e rilindjes së të ashtuquajturit Shteti Islamik.
“Shumica e popullit irakian nuk duan të kenë forca të huaja në tokën irakiane. Ata që janë ftuar (amerikanët), ne do ta bëjmë këtë përmes negociatave. Dhe ata që nuk janë ftuar duhet të largohen, shpresojmë edhe përmes negociatave”, u shpreh ministri.Ministri i Jashtëm Hussein pranon se Irani ka “ndikim” por mohon se po dikton politikën në Bagdad citon BBC.
Ndeshje e çmendur në “San Siro”. Milani përmbys Parmën, duke fituar 3-2 sfidën e vlefshme…
Siguria ushqimore është një nga elementet e rëndësishme që duhet të përmbushë Shqipëria gjatë rrugëtimit…
Zyra Vendore Arsimore Shkodër ka gati mësuesit dhe shkollat që do të bëhen pjese e…
Në zonën e Vilunit në Velipojë, dhjetëra të rinj u angazhuan në një aksion pastrimi…
Prej vitesh, qendra”Don Bosko” në Shkodër vijon të ofrojnë shërbime të ndryshme vullnetare veçanërisht për…
Këtë të dielë kalaja “Rozafa” , priti vizitorë të huaj. Më shumë ranë në sy…
This website uses cookies.