Ministri i Jashtëm Osmani : Integrimi i Ballkanit Perëndimor në BE është çështje e sigurisë së rajonit

2ab8e800db974bbb9dfe6b5935d1a950

2ab8e800db974bbb9dfe6b5935d1a950

Ministri i Punëve të Jashtme i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani,ka pritur në një takim Ministrin e Jashtëm të Shqipërisë, Igli Hasani i cili po zhvillon një tur disa ditor në vendet e rajonit.

Në një konferencë të përbashkët për shtyp mes dy homologëve , ministri Osmani ka vlerësuar turin e takimeve të ndërmarra nga ministri Hasani, duke thënë se kjo vizitë është e rëndësishme dhe vjen në një situatë të trazuar për sigurinë e rajonit por dhe për integrimin e dy vendeve fqinje në Bashkimin Evropian.

“Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria janë shumë më tepër se fqinj të mirë , jemi vende mike dhe me marrëdhënie të thella reciproke.  Jemi partner dhe aletet dhe vazhdojmë së bashku drejt ambicieve tona evropianë për ti parë të dy vendet tona anëtare të plota të Bashkimit Evropian. Të dy vendet në mënyrë aktive kanë zhvilluar negociatat në mënyrë aktive negociatat të cilët kanë përfunduar me sukses procesin e Screening”, u shpreh Osmani.

 Ndër të tjera ministri i Maqedonisë së Veriut, Osmani theksoi se, “të dy vendet janë vlerësuar maksimalisht dhe janë gati të hapin kapituj  e parë të negociatave pa asnjë hezitim. Si dy vende anëtare të NATO-s,  si dy vende që kanë arritur 100% në përputhje me politikën e jashtme dhe sigurisë të Bashkimit Evropian  jemi dy vende qe jemi gardianët e qytetërimit perëndimor në Ballkan, dhe qytetarët me të drejtë janë të padurueshëm për të marr më shumë nga Evropa.”

Ndaj tha ai, “qytetarët presin që të mundësohet sa më parë hapja e kapitujve me BE që do të thotë një prani më të madhe të Evropës në vend si dhe më shumë integrim përpara anëtarësimit të plotë”.

“Kjo është mënyrë më e mirë dhe efektive edhe për reformat thelbësore në gjithë sundimin e shtetit të së drejtës,  që nga lufta ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit, nga formimi i rritjes së investimeve, rritjes së të ardhurave , forcimit të aktiviteti ekonomik duke përmirësuar jetën në përgjithësi”, tha ai.

Duke u ndalur në situatën e agresionit rus ndaj Ukrainës, ministri Osmani, theksoi nevojën e rritjes së pranisë së BE-së dhe SHBA-së në rajon duke garantuar sigurinë e Ballkanit Perëndimor.

“Në sfidat moderne të kërcënimeve hibride të ndikimeve të jashtme por dhe një luftë aktive në tokën evropianë , integrimi i Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian është çështje e politikës së sigurisë. Agresioni rus ndaj Ukrainës meriton çdo dënim dhe jemi këtu të pandarë dhe të qëndrueshëm në këtë qëndrim. Evropa dhe SHBA duhet të forcojë praninë e saj në Ballkanin Perëndimor , të forcoj dhe pjesëmarrjen e saj në politikat  e brendshme të Ballkanit duke forcuar rolin ton mbrojtës por dhe të dërgoi një mesazh të fuqishëm parandalimi për sigurimin e Evropës”, përfundoi ministri i Punëve të Jashtme Bujar Osmani.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.