Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi paraqitet në SPAK

Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi është paraqitur mëngjesin e sotëm (5 mars) në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit.

Ministri Peleshi i është përgjigjur fletëthirrjes së prokurorëve të SPAK, duke u paraqitur rreth orës 10:00. Ende nuk ka një informacion se për çfarë arsye apo çështje prokurorët e SPAK kanë kërkuar që ministri Peleshi të dëshmojë. 

Që prej 2020 Niko Peleshi drejton Ministrinë e Mbrojtjes, pas largimit nga posti të Olta Xhaçkës.

Gjithashtu në periudhën shtator 2017–janar 2019, Peleshi ka shërbyer si ministër i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural. Më herët Peleshi ka mbajtur edhe detyrën e zëvendëskryeministrit në periudhën 2013–2017.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.