Categories: LajmePolitikë

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi vizitë zyrtare në Kroaci, takon homologun e tij, Ivan Anusiç

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi zhvilloi të enjten një vizitë zyrtare në Zagreb, me ftesë të zëvendëskryeministrit dhe Ministrit të Mbrojtjes të Kroacisë, Ivan Anusiç.

Qëllimi i vizitës, sipas njoftimit për shtyp, është intesifikimi i marrëdhënieve dypalëshe midis dy vendeve, me theks të veçantë në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes, adresimi i çështjeve aktuale të rajonit të Ballkanit Perëndimor dhe më gjerë, bashkëpunimi në kuadër të NATO-s dhe iniciativave të tjera rajonale dhe ndërkombëtare.

“Shqipëria dhe Kroacia janë bashkudhëtare në një nga rrugëtimet më të rëndësishme, anëtarësimin në NATO e që këtë vit dy vendet shënojnë 15 vjetorin në NATO, duke qenë krenarë për pozicionin tonë në përmbushjen e detyrimeve për paqen dhe sigurinë tonë të përbashkët”, deklaroi Peleshi.

Kreu shqiptar i ministrisë së Mbrojtjes shprehu mirënjohjen e tij ndaj Kroacisë, për rolin e saj të rëndësishëm në Ballkan, për mbështetjen e pakushëzuar që i ofron vendeve të rajonit në të gjitha proceset integruese euro-atlantike, duke theksuar këtu dhe kontributin e saj për një rajon të sigurtë, pa konflikte dhe në paqe.

Ministri Peleshi vlerësoi qasjen e vazhdueshme pozitive të ministrisë së Mbrojtjes së Kroacisë ndaj Kosovës, si një mbështetëse e saj në perspektivën evropiane, në anëtarësimin në të gjitha iniciativat rajonale dhe organizatat ndërkombëtare në të cilat Kosova ka kapacitetet për të kontribuar dhe për të luajtur një rol të rëndësishëm.

Peleshi njohu homulogun e tij kroat me angazhimet për vitin 20024, një vit shumë impenjativ për Ministrinë e Mbrojtjes së Shqipërisë, pasi mirëpret organizimin e disa aktiviteteve të rëndësishme rajonale në vendin tonë, si dhe kryesimin e një prej iniciativave më të rëndësishme të rajonit siç është SHBA –Karta e Adriatikut (A 5).

Gjatë kësaj vizite, dy ministrat e mbrojtjes nënshkruan një Memorandum të ri Bashkëpunimi në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes, risia e të cilit lidhet me përditësimin e këtij dokumenti me sfidat e reja, përfshirjen dhe identifikimin e fushave të reja të bashkëpunimit në lidhje me inovacionin dhe kibernetikën, industrinë e mbrojtjes, trajnimet dhe edukimin dhe shumë fusha të tjera me interes të përbashkët për Forcat tona të Armatosura.

Gjatë kësaj vizite, Ministri i Mbrojtjes Peleshi u prit në takime të veçanta nga Presidenti i Republikës së Kroacisë, Zoran Milanović dhe Kryeministri Andrej Plenkovic.

Ministri Peleshi i njohu dy krerët e shtetit kroat me zhvillimet e fundit politike në Shqipëri si dhe me reformat e ndërrmarra së fundmi në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes.

Edhe në bisedë me Presidentin dhe Kryeministrin, ministri Peleshi shprehu edhe njëherë mirënjohjen për mbështetjen që Kroacia ka ofruar gjithmonë për integrimin e Shqipërisë, por dhe në rolin që ajo luan për sigurinë dhe paqen e Ballkanit Perëndimor.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Cristiano Ronaldo rrezikon 100 goditje me kamxhik, Al Nassr nuk do të luajë në Iran

Një udhëtim me tension të lartë në Iran po i afrohet Cristiano Ronaldos. Pasi kishte…

6 hours ago

Bonusi i pranverës, nga 3 marsi nis shpërndarja për të gjithë pensionistët

Të hënën e 3 marsit nis shpërndarja e bonusin pranveror për pensionistët. Përfitues janë 730,430…

6 hours ago

Loti 2 i rrugës së Dukagjinit – Kryetari i Bashkisë Shkodër inspekton punimet në pjesën Lotaj- Ndërlysaj

Kryetari i Bashkisë Shkodër, Benet Beci, ka inspektuar nga afër punimet në lotin e dytë…

6 hours ago

Të rinjtë që frymëzojnë –  Lorela dhe Elia janë vlerësuar si aktiviste të spikatura edhe nga AKR

Lorela Sinani dhe Elia Lika janë dy vajzat shkodrane që një pjesë të mirë të…

7 hours ago

Projekte transformuese në Malësi të Madhe – FSHZH projekt 2 mln dollarë për përmirësimin e infrastrukturës së turizmit

Një investim prej 2 milion dollarësh nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit pritet që të zbatohet…

7 hours ago

Takimet autoriale në bibliotekë – Koloreto Cukali ishte i ftuar për librin “Marshi funebër i gjelave të detit”

Në vazhdën e takimeve autoriale, në Bibliotekën publike “Marin Barleti” ishte i ftuar për një…

7 hours ago

This website uses cookies.