Ministri  i mbrojtjes Pirro Vengu në Shkodër – Takim me drejtuesit vendorë të qarkut për projektet e emergjencave civile

Ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu, ka qënë në Shkodër ku është takuar me drejtues vendorë  të të gjithë qarkut , në kuadër të turit informues me bashkitë e vendit, pas çeljes së aplikimeve për paraqitjen e projekteve nga njësitë vendore në kuadër të Mbrojtjes Civile.

Në takimin, ku morën pjesë drejtues të 5 bashkive të Qarkut dhe Prefektja Majlinda Angoni, ministri Vengu vlerësoi këtë mundësi që i ofrohet bashkive për të përfituar për fonde në mënyrë direkte për emergjencat civile.

Drejtori i Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, Haki Çako ka treguar edhe disa prej risive të kësaj thirrje.

Kryetari i Bashkisë Shkodër Benet Beci, në fjalën e tij u ndal tek nevoja e ndërhyrjeve që duhet të bëjnë vetë bashkitë siç është rasti i pastrimit të kanaleve kulluese apo edhe ndërhyrja që ka nisur një ditë më parë bashkia Shkodër në lirimin e hapësirave të zëna nga kolektorët që kanë një impakt të drejtëpërdrejtë tek banorët.

Katër fushat, në të cilat Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile u kërkon bashkive në të gjithë vendin që të paraqesin projektet e tyre janë: Investimet në infrastrukturë, blerja e automjeteve për përdorim të veçantë, makineri teknologjike dhe mjete rrugore të veçanta, të përcaktuara si të tilla sipas parashikimeve të Kodit Rrugor të Republikës së Shqipërisë, rehabilitimin e digave dhe ndërtimi i urave Bailey.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.