Ministri i Mbrojtjes, Vengu: Nga 1 janari, paga e ushtarakëve do të rritet me 23%

paga e ushtarakëve

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale bëri të ditur të dielën se nga 1 janari 2025, paga e ushtarakëve do të rritet me 23% krahasuar me një vit më parë.

Sipas tij, në katër vitet e fundit rritja totale ka arritur nivelin mbi 70%, duke e cilësuar këtë një investim në siguri dhe vlerësim për sakrificën e Forcave të Armatosura Shqiptare.

“Forcat e Armatosura Shqiptare, më të mirë paguara dhe më të mirë trajnuara. Nga 1 janari 2025, paga e ushtarakëve rritet me 23% krahasuar me një vit më pare. Në 4 vitet e fundit, rritja totale ka arritur mbi 70%. Investim në siguri, vlerësim për sakrificën”, shkruan Vengu.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.