Ministri i mbrojtjes Vengu thirrje bashkive: Aplikoni për projekte, paketë edhe për zonat e thella !

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu,  përsëriti thirrjen e tij ndaj njësive të qeverisjes vendore, për aplikimin në projekte të infrastrukturës parandaluese për Mbrojtjen Civile.

“Ju bëjmë thirrje tani, që të keni projektet në mënyrë që të lëvrojmë fondet dhe viti 2025 ju gjen me të gjitha kushtet për të vepruar”, tha ministri Vengu.

Ai kujtoi se përgjegjësia bie te pushteti vendor që duhet të ketë reagimin e shpejtë në raste fatkeqësish, ndaj të gjitha strukturat duhen fuqizuar. “Do ketë një paketë financiare të dedikuar që të investoni në mjete për të ndërhyrë në këto zona të vështira, për të shuar zjarre apo për të hapur shtigje të reja”, tha ministri.

Kreu i AKMC-së, Haki Çako theksoi se kjo është një mundësi e jashtëzakonshme që ka dhënë qeveria shqiptare, për t’i paraprirë në kohë me investime, për zvogëlimin e riskut, por edhe eliminimin e pasojave.

“AKMC është në gatishmëri të plotë për të administruar dokumentacionin nga të gjitha bashkitë, por duam që të jemi më të përgatitur në ato aspekte që sjellin një risk të shtuar”, u shpreh Çako.

Kryebashkiakja durrsake Emirjana Sako u shpreh se “Durrësi vitet e fundit është përballur me tërmetin, pandeminë, zjarret gjatë periudhës së verës që janë të përvitshme. Kjo situatë kërkon angazhim shumë të madh nga institucionet e qeverisjes vendore, buxhetim 

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.