Ministri Igli Hasani pret në një takim dy politikanët suedezë me origjinë shqiptare. Adnan Dibrani dhe Arbër Gashi
Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, Hasani u shpreh se Dibrani dhe Gashi, janë histori suksesi të shqiptarëve në Suedi.
“Kënaqësi të mirëprisja sot në Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme, dy politikanë suedezë me origjinë shqiptare. Adnan Dibrani është shqiptari i parë që është bërë deputet në Parlamentin suedez dhe tani është edhe kandidat për zgjedhjet për Parlamentin Evropian
Arbër Gashi, po punon në pushtetin lokal në Suedi. Adnan dhe Arbër, së bashku me Arba Kokalarin, deputete e BE-së dhe Aida Birinxhikun, aktualisht deputetja më e re në Parlamentin suedez, janë histori suksesi të shqiptarëve në Suedi. Ne jemi krenarë për diasporën tonë dhe inkurajojmë pjesëmarrjen e tyre politike kudo që jetojnë”, shkroi Hasani duke publikuar dhe foto në Facebook.