Ministri izraelit i Mbrojtjes: Trupat tona do “hyjnë në aksion” së shpejti në kufirin e Libanit

Trupat izraelite “shumë shpejt do të hyjnë në aksion” pranë kufirit verior të vendit me Libanin, tha të hënën Ministri i Mbrojtjes i Izraelit, Joav Galant (Yoav Gallant), ndërsa tensionet rriten mes luftës Izrael-Hamas në Gaza.

Ministri Galant, duke komentuar situatën në veri të Izraelit, më saktë në kufirin me Libanin, u tha trupave pranë kufirit me Rripin e Gazës se të tjerë po dislokohen në veri të Izraelit.

“Ata shumë shpejt do të hyjnë në aksion… kështu që forcat në veri janë përforcuar,” tha Galant.

Forcat pranë jush… po largohen nga fusha dhe po lëvizin drejt veriut dhe po përgatiten për atë që do të vijë më pas,” tha ai.

Galant foli me trupat e vendosura përgjatë kufirit të Gazës dhe tha se linjat në veri po përforcoheshin çdo ditë.

Ndërkohë, shefi i ushtrisë izraelite, Herzi Halevi, tha në fillim të këtij muaji se gjasat për luftë në kufirin verior janë bërë shumë më të larta se sa ishte më parë.

Mund t’ju them se gjasat që kjo të ndodhë në muajt e ardhshëm është shumë më e madhe se sa ka qenë në të kaluarën,” përfundoi Halevi.

Gjithashtu, ushtria izraelite (IDF) njoftoi më herët se kreu një sërë sulmesh ajrore në pjesën jugore të Libanit.

IDF tha se ata shkatërruan një numër objektesh që i përkisnin Hezbollahut, si dhe një post vëzhgimi në jug të vendit që grupi jemenas përdorte për të monitoruar aktivitetet në Izrael.

Ndryshe, Hezbollahu mori përgjegjësinë të hënën për të paktën 12 sulme në pozicionet e ushtrisë izraelite pranë kufirit, duke përdorur raketa Falaq-1 dhe Burkan të prodhuara nga Irani.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.