Categories: BotaLajme

Ministri Kuleba: Perëndimi duhet të forcojë mbrojtjen, epoka e paqes në Evropë ka përfunduar

Epoka e paqes në Evropë ka përfunduar”, kështu ka deklaruar Ministri i Jashtëm ukrainas, Dmitry Kuleba.

Ky i fundit u shpreh perëndimi duhet të rrisë prodhimin e armëve.

“Kur shoh atë që Rusia ka arritur në ndërtimin e bazës industriale të mbrojtjes në dy vitet e luftës dhe atë që ka arritur perëndimi, mendoj se diçka nuk është në rregull nga ana e perëndimit. Perëndimi duhet të kuptojë se epoka e paqes në Evropë ka përfunduar”, tha Kuleba.

Teksa përgëzoi miratimin e paketës së ndihmës ushtarake prej 61 miliardë dollarësh për Ukrainën, Kuleba u shpreh se kjo paketë është e vonuar.

Ai paralajmëroi se furnizimet e reja, nuk do e kthenin valën në fushën e betejës.

Haleluja. Kisha besim se do të kishim një rezultat pozitiv “, tha Kuleba.

Ky i fundit theksoi më tej se rivendosja e ndihmës ushtarake amerikane, e mbajtur me muaj nga republikanët e lidhur me Donald Tramp (Trump), nuk do të mjaftonte për të mposhtur Rusinë. “Asnjë paketë e vetme nuk mund të ndalojë rusët. Ajo që do t’i ndalojë rusët është një front i bashkuar i të gjithë Ukrainës dhe të gjithë partnerëve të saj”, u shpreh ai.

Kuleba tha gjithashtu se Ukraina kishte identifikuar shtatë sisteme të mbrojtjes ajrore Patriot që mund të përdorte për të mbrojtur civilët në qytetet e mëdha jashtë Kievit.

RTSH Shkodra

Recent Posts

“Shkodra Elektronike” intervistë në mediat italiane, Beatriçe Gjergji rrëfen për jehonën e këngës

Kënga fituese e edicionit të 63 të Festivalit të këngës në Radio Televizionin Shqiptar ka…

15 hours ago

Miss Shqipëria 2025 – Hapen zyrtarisht audicionet për vajzat të cilat do jenë pjesëmarrëse në këtë event

Miss Shqipëria”, eventi më i madh i bukurisë shqiptare, çeli siparin e edicionit të 27…

16 hours ago

Haland dhe fiksimi për makinat, ka blerë veturën e sigurisë së F1 për 350.000 mijë stërlina

Vetëm pak javë pasi hodhi firmën në kontratën e re me Mançester Sitin, sipas së…

16 hours ago

Platini për “SonntagsZeitung”: Blater edhe Infantino s’dinë të godasin topin, italo-zviceriani do më shumë pushtetin dhe paratë se futbollin!

Në intervistën që dha për “SonntagsZeitung”, Mishel Platini tregoi disa prej problematikave të mëdha që…

16 hours ago

Vllaznia- Elbasani, tashmë për kupë / Në “Loro Boriçi” rikthehen skuadrat që barazuan 1- 1 për Superligën

Pas barazimit 1-1 për Supërligën, Vllaznia dhe Elbasani do të masin forcat sërish në “Loro…

16 hours ago

Fshati i vogël me prodhimtari të lartë – Fermerët e Goricës : Infrastruktura rrugore jo në favor për shitjen e prodhimeve

Fshati i vogël i Goricës në njësinë administrative të Anës së Malit, në Bashkinë e…

16 hours ago

This website uses cookies.