Ministri Malaj: Përgjegjësi e lartë në përmbushjen e objektivave të Ministrisë së Financave
Ministri i ri i Financave, Petrit Malaj, menjëherë pas marrjes së detyrës u shpreh falënderues për besimin e dhënë nga Kryeministri Edi Rama në drejtimin e Ministrisë së Financave.
Malaj ndau në rrjete sociale momente nga ceremonia e dekretimit të emërimit ministër si dhe gjatë prezantimit me stafin e Ministrisë së Financave, teksa shkroi se, “është nder dhe privilegj të shërbej në krye të kësaj ministrie, çka më ngarkon me përgjegjësinë e lartë të përmbushjes së objektivave që ka ky institucion”.
“Një falënderim për zv.kryeministren Belinda Balluku për bashkëpunimin dhe mbështetjen”, tha ai.
Po ashtu, Malaj uroi kolegët Taulant Balla, ministrin e Brendshëm Ervin Hoxha dhe ministrin e Mbrojtjes Pirro Vëngu.