Ministri Manja: Mbrojtja e viktimave të krimit është një detyrë qytetare për një shoqëri të sigurt
Ministria e Drejtësisë bëri të ditur të martën se do të organizojë nga data 15 shkurt deri në 22 shkurt 2024, javën e mbrojtjes së viktimave të Krimit në Shqipëri.
Nisur nga kjo ngjarje, ministri i Drejtësisë Ulsi Manja, nëpërmjet një video mesazhi të shpërndarë në rrjetet sociale, thotë se “kjo javë ndërgjegjësimi do të realizohet çdo vit”.
“Qeveria shqiptare ka miratuar të parën strategji Ndër sektoriale për Mbrojtjen e Viktimave të Krimit. Kjo strategji, siguron një kuadër garantues për mbrojtjen e viktimave. Nga data 15 shkurt deri më 22 shkurt 2024, Ministria e Drejtësisë Organizon javën e Mbrojtjes së Viktimave në Shqipëri”, informon Manja.
Ai ka ftuar të gjithë aktorët, përfaqësues të institucioneve qendrore, vendore, shoqërinë civile, mediat dhe komunitetin të bashkohen me ne në këtë fushatë ndërgjegjësimi.
“Mbrojtja e viktimave të krimit është një detyrë qytetare për një shoqëri të sigurt”, përfundon mesazhin, Manja.