Categories: AktualitetLajme

Ministri Manja: Mbrojtja e viktimave të krimit është një detyrë qytetare për një shoqëri të sigurt

Ministria e Drejtësisë bëri të ditur të martën se do të organizojë nga data 15 shkurt deri në 22 shkurt 2024, javën e mbrojtjes së viktimave të Krimit në Shqipëri.

Nisur nga kjo ngjarje, ministri i Drejtësisë Ulsi Manja, nëpërmjet një video mesazhi të shpërndarë në rrjetet sociale, thotë se “kjo javë ndërgjegjësimi do të realizohet çdo vit”.

“Qeveria shqiptare ka miratuar të parën strategji Ndër sektoriale për Mbrojtjen e Viktimave të Krimit. Kjo strategji, siguron një kuadër garantues për mbrojtjen e viktimave. Nga data 15 shkurt deri më 22 shkurt 2024, Ministria e Drejtësisë Organizon javën e Mbrojtjes së Viktimave në Shqipëri”, informon Manja.

Ai ka ftuar të gjithë aktorët, përfaqësues të institucioneve qendrore, vendore, shoqërinë civile, mediat dhe komunitetin të bashkohen me ne në këtë fushatë ndërgjegjësimi.

“Mbrojtja e viktimave të krimit është një detyrë qytetare për një shoqëri të sigurt”, përfundon mesazhin, Manja.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Gol dhe asist për Salah, arrin rekordin e Mesit

Liverpool fitoi 2-0 ndaj Manchester Cityt në ndeshjen e javës së 26-të të Premier League,…

4 hours ago

Lara Colturi e mbyll fundjavën në vendin e 13-të

Lara Colturi e ka mbyllur fundjavën në Sestriere në vendin e 13-të në Sllallomin e…

4 hours ago

Shqipëria fiton ndaj Austrisë në Vjenë

Shqipëria në basketboll për meshkuj ka fituar ndeshjen e fundit në grupin C ndaj Austrisë…

4 hours ago

Moti- Dita e sotme me alternime vranësirash dhe reshje të pakta

Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme. Moti…

4 hours ago

Zgjedhjet në Gjermani, Merz premton negociata të shpejta për koalicionin qeverisës

Friedrich Merz, i cili udhëhoqi Unionin e tij Kristian Demokrat të qendrës së djathtë (CDU)…

4 hours ago

“Shkodra Elektronike” intervistë në mediat italiane, Beatriçe Gjergji rrëfen për jehonën e këngës

Kënga fituese e edicionit të 63 të Festivalit të këngës në Radio Televizionin Shqiptar ka…

21 hours ago

This website uses cookies.