Ministri Manja takon Komisioneren për të Drejtat e Njeriut të Azerbajxhanit

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja zhvilloi të martën një takim me Komisioneren për të Drejtat e Njeriut të Azerbajxhanit (Ombudsman), Sabina Aliyeva.
Ministri Manja theksoi se roli i ombudsmanëve është i pazëvendësueshëm në respektimin e të drejtave dhe lirive themelore të njeriut.
“Si vende mike biseduam mbi thellimin e bashkëpunimit midis dy ombudsmanëve dhe rolin e pazëvendësueshëm të tyre në respektimin e të drejtave dhe lirive themelore të njeriut”, shkruan Manja në platformat sociale.