Ministri Mete: Akses në shërbimet bankare për kategoritë vulnerabël me tarifë zero

a6a681cf 28b4 4386 8ec3 0ce2c65784d5 696x576 1

a6a681cf 28b4 4386 8ec3 0ce2c65784d5 696x576 1

Ministri i Financave dhe Ekonomisë, z. Ervin Mete, prezantoi në komisionin parlamentar për Ekonominë dhe Financat projektligjin “Për llogarinë e pagesave me shërbime bazike”, për të cilin është punuar në bashkëpunim me Bankën e Shqipërisë dhe në konsultim me Bankën Botërore.

Gjatë fjalës së tij, Ministri Mete u shpreh se projektligji synon hapjen e llogarive me shërbime bazike në bankat e nivelit të dytë për disa shtresa vulnerabël, duke siguruar shërbime me tarifa zero ose të diferencuara për këto shtresa.

Ministri informoi se projektligji parashikon tarifa zero për kryerjen e disa shërbimeve që konsiderohen bazike si: hapja e llogarisë, mbyllja e llogarisë, tërheqja e fondeve përmes bankomateve, kryerja e pagesave si dhe transfertave brenda vendit, për një sërë kategorish vulnerabël, si: përfituesit e pagesës së papunësisë; familjet dhe individët që trajtohen me ndihmë ekonomike; përfituesit e pagesës së aftësisë së kufizuar dhe ndihmësit personal të tyre; individët përfitues të statusit të invalidit dhe ndihmësit personal të tyre; individët përfitues të statusit të të verbrit dhe ndihmësit personal të tyre; invalidët e punës; jetimët që kanë përfituar statusin sipas ligjit, etj.

“Për të gjitha këto kategori, në momentin që hapin llogari me shërbime bazike pranë bankave të nivelit të dytë, së pari ligji vendos detyrimin që banka të mos refuzojë hapjen e një llogarie pagese me shërbime bazike për të gjitha këto kategori, si edhe të ofrojë shërbime me tarifa zero për pjesën më të madhe të tyre, ose me tarifa të diferencuara për pjesën tjetër”, tha Ministri.

Ministri Mete theksoi faktin se projektligji synon nxitjen e përfshirjes financiare, reduktimin e përdorimit të pagesave cash në ekonomi dhe rritjen e dixhitalizimit.

“Synimi është jo vetëm të ketë nxitje të përfshirjes financiare dhe qasje ndaj sekorit bankar për këto kategori, por edhe reduktim të përdorimit sa më shumë të jetë e mundur të pagesave cash dhe rritje të dixhitalizimit”, u shpreh Ministri Mete.

Pas diskutimit nga ana e deputetëve, komisioni parlamentar për Ekonominë dhe Financat miratoi nen për nen dhe në tërësi projektligjin.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.