Ministri i Financave, Ervin Mete, priti në një takim zyrtar Ambasadorin e Mbretërisë së Holandës në Tiranë, Reinout Vos, me të cilin diskutoi mbi marrëdhëniet ekonomike mes dy vendeve dhe mundësitë për zgjerimin e investimeve holandeze në Shqipëri.
Ministri Mete shprehu vlerësimin për mbështetjen e dhënë nga qeveria holandeze në kuadër të reformave në një sërë sektorësh dhe sa i përket procesit të integrimit, përmes asistencës, financimeve dhe programeve të ndryshme.
Ministri pohoi faktin se bashkëpunimi ekonomik dhe tregtar mes Shqipërisë dhe Holandës është rritur në vitet e fundit dhe shprehu angazhimin për thellim të mëtejshëm, ndërsa theksoi mundësitë që ofron vendi ynë në sektorë si agrikultura, turizmi, infrastruktura dhe energjia.
Nga ana e tij, Ambasadori z.Vos shprehu interesin e qeverisë holandeze për të intensifikuar marrëdhëniet ekonomike mes dy vendeve dhe për rritjen e prezencës së kompanive holandeze në Shqipëri.
Stoku i investimeve holandeze në Shqipëri është rritur përgjatë periudhës 2018-2023, duke arritur vlerën maksimale 2 miliardë euro në shtator 2023. Sipas të dhënave, aktualisht në vendin tonë operojnë 85 kompani holandeze, 66 prej të cilave me kapital 100% holandez, ndërsa volumi tregtar për vitin 2023 shënoi vlerën 113.3 milionë Euro.
Gjatë qëndrimit në Berlin, ku po zhvillohet panairi botëror për turizmin, ITB 2025, ministrja e…
Besimtarët katolikë kanë nisur periudhën e krezhmeve. E Mërkura e përhimë shënon fillimin e 7…
Ushqimi që konsumojmë çdo ditë, ka një rëndësi thelbësore për shëndetin tonë. Cilësia e produkteve,…
Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore Shkodër ka nisur prej disa ditësh punimet mirëmbajtëse dhe restauruese,…
Bashkia e Vaut të Dejës ka hartuar planin social lokal 2025-2028. Përpara miratimit në Këshillin…
Gjimnazi “28 Nëntori” organizoi një aktivitet në kuadër të 7 Marsit. Dedikim i veçantë ishte…
This website uses cookies.