Ministri Mete takohet me drejtues të lartë të Doganave Italiane dhe Guardia di Finanza

Ministri i Financave, Ervin Mete, priti në një takim Drejtorin e Përgjithshëm të Agjencisë së Doganave dhe Monopoleve të Italisë, Roberto Alesse dhe Komandantin e Përgjithshëm të Guardia di Finanza,  Andrea De Gennaro, në kuadër të një vizite zyrtare në Tiranë.

Qëllimi i këtij takimi ishte diskutimi i bashkëpunimit mes institucioneve të dy vendeve.

Gjatë takimit u vlerësuan marrëdhëniet dhe bashkëpunimi i deritanishëm mes administratave doganore të dy vendeve dhe u theksua rëndësia e forcimit të mëtejshëm në të ardhmen.

Në mënyrë të veçantë, palët biseduan mbi lehtësimin e shkëmbimeve tregtare mes dy vendeve, përputhjen e procedurave doganore me standardet e Bashkimit Europian, rritjen e mëtejshme të sigurisë ndërkufitare dhe  luftën kundër aktiviteteve të paligjshme.

Ministri Mete shprehu angazhimin e Ministrisë së Financave dhe institucioneve të saj për të rritur nivelin e bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe Italisë.

Në këtë kuadër, Ministri vlerësoi si një zhvillim pozitiv nënshkrimin e Memorandumit mes Administratës Doganore Shqiptare, asaj Italiane dhe Guardia di Finanza për vënien në funksion të Komisionit të Përbashkët Doganor Italo-Shqiptar, si një instrument për forcimin e lidhjeve, shkëmbimin e informacionit dhe lehtësimin e dialogut ndërmjet Administratave Doganore të Italisë dhe Shqipërisë.

Komisioni do të kryejë monitorimin e bashkëpunimit mes administratave doganore të dy vendeve dhe ndërmarrjen e nismave të përbashkëta në kuadër të përafrimit të procedurave dhe legjislacionit me standardet dhe kuadrin ligjor të Bashkimit Evropian.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.