Nxitja e bashkëpunimit institucional, promovimi dhe tërheqja e investimeve të huaja, si dhe në drejtim të nxitjes së eksporteve, ishte në vemendje të takimit të Ministrit të Financave dhe Ekonomisë, Ervin Mete, me Ambasadoren e Zvicrës në Tiranë, znj. Ruth Huber të premten në Tiranë.
Ministri Mete bëri një prezantim të shkurtër të zhvillimeve më të fundit ekonomike në Shqipëri. Ai tha se ekonomia e vendit po ecën në një trajektore pozitive. Në këtë drejtim, Ministri tha se Shqipëria mirëpret biznesin zviceran për të shtuar prezencën e tij, në sektorë prioritarë të ekonomisë, si turizmi, energjia, etj.
Ambasadorja Ruth Huber shprehu angazhimin për të vijuar bashkëpunimin dhe për të forcuar marrëdhëniet ekonomike mes dy vendeve, si dhe për vijimin e një sërë projektesh që po zbatohen aktualisht me mbështetjen e qeverisë së Zvicrës.
Zvicra është një ndër investitorët kryesorë të drejtpërdrejtë në Shqipëri. Prezenca e stokut të investimeve zvicerane në Shqipëri është karakterizuar nga një trend rritës gjatë periudhës 2018 – 2022, duke arritur maksimumin në vitin 2022, përkatësisht në 1,9 miliardë euro, me një rritje prej 7.4% krahasuar me vitin paraardhës. Në qershor 2023, stoku i investimeve shënoi vlerën mbi 2 miliardë euro, duke e renditur Zvicrën të parën për stokun e investimeve të huaja në vend. Aktualisht në Shqipëri operojnë rreth 88 biznese zvicerane me status aktiv, në fusha të ndryshme të ekonomisë.
Analiza e ndeshjes, Vllaznia-Teuta dhe Abissnet Superiore, java e 14-teështë analizuar mjenjëherë pas ndeshjes në…
Vllaznia arrin të marrë një fitore të vyer në frymen e fundit ndaj Teutës mbrërmjen…
Familjarë, miq, kolegë dhe qytetarë të shumtë kujtuan mjeshtrin e humorit Zef Deda. Aty ku…
Kjo e dielë e ka gjetur pikën e kalimit kufitar të Muriqanit me pak lëvizje…
Vitet e fundit po shtohen rastet e alergjive tek moshat e treta në Shkodër. Specialistët…
Puna për rehabilitimin e Zdrales po vijon në qyetin e Shkodrës.Aktualisht po punohet për shtrimin…
This website uses cookies.