Ministri rus: Nëse Ukraina do paqe, të heqë dorë nga aspiratat në NATO

4bd092a0c8474a9d958eec94a2159640

Ministri i jashtëm rus, Sergej Lavrov deklaroi se një zgjidhje paqësore e konfliktit me Ukrainën është e mundur vetëm nëse Kievi braktis planet për t’iu bashkuar NATO-s, mbyll bazat ushtarake perëndimore në vend dhe anulon stërvitjet që përfshijnë trupa të huaja.

“Rusia nuk beson se zgjidhja e krizës ukrainase është vetëm në duart e Moskës dhe Uashingtonit. Moska është e gatshme për çdo zhvillim të ngjarjeve rreth Ukrainës, por preferon një zgjidhje paqësore duke marrë parasysh interesat e sigurisë së Rusisë. Nëse Ukraina dëshiron paqe, duhet të heqë dorë nga aspiratat e saj në NATO, të mbyllë bazat ushtarake perëndimore dhe të anulojë stërvitjet me trupat e huaja.  Zelensky në vitin 2022 ishte i bindur se do t’i diktonte kushtet Perëndimit, ndaj nënshkroi një dekret që ndalonte negociatat me Rusinë. Federata Ruse kurrë nuk synonte të vriste njerëz në Ukrainë, ndryshe nga regjimi i Zelenskit. Konflikti ukrainas duhet të zgjidhet në bazë të Kartës së OKB-së, por në tërësinë e saj”, tha Lavrov.

Kryediplomati sqaroi se Rusia do të gjykojë administratën e Donald Trump me hapa konkretë, por presidenti amerikan në largim Joe Biden dëshiron t’i lërë Trump një trashëgimi të rëndë.

Rusia dëshiron marrëdhënie normale me Shtetet e Bashkuara dhe nuk sheh asnjë arsye pse të dy vendet nuk mund të bashkëpunojnë. Ka disa kanale të mbyllura midis Moskës dhe Uashingtonit, kryesisht për çështjet e shkëmbimit të të burgosurve. Rusia do të gjykojë administratën Trump me hapa konkretë, por presidenti në largim Joe Biden dëshiron të lërë një trashëgimi të rëndë. Kjo është e ngjashme me atë që bëri Presidenti Barack Obama me Trump. Trump është një politikan i fortë dhe miqësor, por ai nuk është pro-rus”, tha Lavrov.

Sa i përket përdorimit të raketës Oreshnik Lavrov theksoi se Perëndimimi gabohet nëse beson se “vijat e kuqe” të Rusisë janë fleksibël.

“Rusia nuk dëshiron një luftë bërthamore me Shtetet e Bashkuara dhe po bën gjithçka për ta parandaluar atë. Sulmi me raketa Oreshnik tregoi se Rusia është e gatshme të përdorë çdo mjet për të penguar Perëndimin të arrijë qëllimin e tij për t’i shkaktuar një “disfatë strategjike” vendit. Rusia është e gatshme të dërgojë mesazhe shtesë nëse Perëndimi nuk nxjerr përfundimet e nevojshme pas përdorimit të raketës Oreshnik”, deklaroi ministri.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.