Ministri Vengu prezanton zëvendësshefin e Shtabit të Përgjithshëm të FA-së, gjeneral brigade Altin Kurti

gjeneral brigade Altin Kurti

Ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu ishte i pranishëm të martën në ceremoninë e prezantimit në detyrë të zëvendësshefit të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, gjeneral brigade Altin Kurti. Në këtë ceremoni u gradua edhe personeli i sapo titulluar me gradën “kolonel” në Forcat e Armatosura.

Vengu, sipas njoftimit për shtyp, deklaroi se, 15 kolonelë të rinj shtojnë edhe më shumë peshën dhe cilësinë e trupave tona, të cilët mbeten të angazhuara për të ruajtur sigurinë e vendit dhe për të mbajtur lart flamurin shqiptar në misionet dhe detyrat ndërkombëtare.

““Pasurimi” i Forcave të Armatosura nuk është vetëm sasior, por edhe cilësor, ndërsa investimi në kapitalin njerëzor mbetet objektiv kryesor i Ministrisë së Mbrojtjes”, theksoi Vengu.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.