Lajme

Ministri Vengu: Prioritet, kapitali njerëzor. Nxisim arsimin profesional

Ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu ka bërë me dije se një prej prioriteteve të institucionit që ai drejton, është kapitali njerëzor.

Ai u shpreh se përpos rritjes së pagave në 2024-ën, Ministria e Mbrojtjes po nxit procesin e arsimit profesional për të plotësuar nevojat e Forcave të Armatosura në rrugën drejt modernizimit.

Në këtë kuadër, ministri shtoi se trajnimi teorik e praktik ka rëndësi të madhe në kurset profesionale të pilotëve të ardhshëm të FA-ve.

“Fokusi te kapitali njerëzor është një nga prioritetet kryesore të Ministrisë së Mbrojtjes që përveç rritjes së pagave në vitin 2024, po nxit edhe procesin e arsimit profesional për të plotësuar nevojat e Forcave të Armatosura në rrugën drejt modernizimit.

Forca Ajrore është momentalisht në një proces që ka nisur me kompletimin e flotës me mjete fluturuese, ndërsa paralelisht, arsimi profesional që lidhet me pilotët e rinj, po vijon me ritëm të plotë.

Trajnimi teorik dhe kryesisht ai praktik është shumë i rëndësishëm në kurset profesionale të pilotëve të ardhshëm të Forcave të Armatosura, një aset i çmuar i Flotës së Ajrit”, shkruan ministri Vengu në rrjetin social Facebook.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Gol dhe asist për Salah, arrin rekordin e Mesit

Liverpool fitoi 2-0 ndaj Manchester Cityt në ndeshjen e javës së 26-të të Premier League,…

2 hours ago

Lara Colturi e mbyll fundjavën në vendin e 13-të

Lara Colturi e ka mbyllur fundjavën në Sestriere në vendin e 13-të në Sllallomin e…

2 hours ago

Shqipëria fiton ndaj Austrisë në Vjenë

Shqipëria në basketboll për meshkuj ka fituar ndeshjen e fundit në grupin C ndaj Austrisë…

2 hours ago

Moti- Dita e sotme me alternime vranësirash dhe reshje të pakta

Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme. Moti…

2 hours ago

Zgjedhjet në Gjermani, Merz premton negociata të shpejta për koalicionin qeverisës

Friedrich Merz, i cili udhëhoqi Unionin e tij Kristian Demokrat të qendrës së djathtë (CDU)…

2 hours ago

“Shkodra Elektronike” intervistë në mediat italiane, Beatriçe Gjergji rrëfen për jehonën e këngës

Kënga fituese e edicionit të 63 të Festivalit të këngës në Radio Televizionin Shqiptar ka…

19 hours ago

This website uses cookies.