Përmes një Akti Normativ, Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, çel fondin për investim në 8 Shkolla Profesionale dhe 2 Qendra të Formimit Profesional.
Lajmi u bë i ditur nga Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, i cili tha se ndërhyrjet e planifikuara do të përfshijnë rikonstruksionin e ndërtesave ekzistuese dhe krijimin e ambienteve shtesë për disa prej tyre, duke siguruar kushte dhe standarde më të larta për arsimin profesional.
Përveç infrastrukturës së përmirësuar, më shumë se 5000 nxënës do të kenë mundësi të përfitojnë edhe laboratorë të pajisur me teknologjinë më të fundit dhe hapësirat e reja të dedikuara për zhvillimin e aftësive profesionale.
Shkollat Profesionale që Përfitojnë:
Qendra e Formimit Profesional Nr.1, Tiranë;
Qendra e Formimit Profesional, Durrës;
Shkolla Profesionale “Bajram Curri”, Kukës;
Shkolla Profesionale “Petro Sota”, Fier;
Shkolla Profesionale “Isuf Gjata” dhe “Irakli Terova”, Korçë;
Shkolla e Mesme Teknike, Korçë;
Shkolla e Mesme e Përgjithshme Profesionale “Hamdi Bushati”, Shkodër;
Shkolla e Mesme e Përgjithshme Profesionale “Arben Broci” Shkodër;
Shkolla e Mesme e Përgjithshme Profesionale “Kolë Margjini”, Shkodër;
Shkolla e Mesme Profesionale “Pavarësia” dhe Shkolla Tregtare, Vlorë;
Shkolla e Mesme Profesionale “Enver Qiraxhi”, Pogradec;
Shkolla e Mesme Profesionale “Kolin Gjoka”, Lezhë.
Raportuesi për Kosovën në Parlamentin Evropian, Riho Terras, përgatiti draft-raportin vjetor për situatën në Kosovë…
Juventusi është gati të përballet me PSV-në me synimin për të mbrojtur epërsinë 2-1 nga…
Trajneri i Realit, Carlo Ancelotti, në prag të ndeshjes së dytë të play-off-it të Ligës…
"Stadiumi ka ndryshuar shumë, sepse isha mësuar shumë me atë të vjetrin. Nuk ndjeva asgjë…
Komisioni i Ligave dhe Garave ka zyrtarizuar kalendarin e ndeshjeve për kampionatin “Abissnet Superiore”, nga…
Bekim Balaj do të jetë futbollist i Vllaznisë të paktën edhe për dy sezone të…
This website uses cookies.