Ministria e Jashtme e Kosovës: Konfirmohet se personi i vrarë në Serbi është Faton Hajrizi
Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës ka konfirmuar se personi i vrarw nw Serbi wshtw Faton Hajrizi. Ministria ka deklaruar se gjurmët e gishtërinjve që kanë dërguar të hënën autoritetet serbe, përshtaten me ato të Faton Hajrizit.
“Lidhur me rastin e pretenduar nga ana e Serbisë të vrasjes së qytetarit të Kosovës në Serbi, informojmë opinionin publik që sapo jemi njoftuar nga Drejtoria e Bashkëpunimit Ndërkombëtar Policor – ILECU e Policisë së Kosovës se autoritetet serbe, më datë 22/07/2024, kanë dërguar shenjat e gishtërinjve të një personi dhe të njejtat shenja së bashku me shenjat e gishtërinjve të qytetarit të Kosovës, Faton Hajrizi, janë përcjellë në Agjencinë e Kosovës për Forenzikë, ku pas krahasimit nga AKF, ILECU ka pranuar përgjigje se këto gjurmë i përkasin qytetarit të raportuar si i vrarë, Faton Hajrizi. Duke lutur opinionin që të gjitha këto lajme nga Serbia të merren me rezervë deri në konfirmimin e plotë të tyre, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës do t’ju mbajë të informuar sapo të ketë informacione të reja në lidhje me këtë rast”, thuhet në njoftim.
Hajrizi, sipas autoriteteve serbe, vrau një polic serb dhe plagosi një tjetër më 18 korrik në Lloznicë, qytet në pjesën perëndimore të Serbisë. Hajrizi u vra nga forcat serbe një ditë më pas, më 19 korrik.