Ministria e Jashtme e Kosovës: Zëvendësdrejtorit i Policisë, Dejan Jankoviq, është liruar nga autoritetet serbe
Zëvendësdrejtorit i Policisë së Kosovës, Dejan Jankoviq, është liruar nga autoritetet serbe. Lajmin e ka bërë me dije Ministria e Jashtme e Kosovës, përmes një postimi në Facebook, ku shkruan se Jankoviq ndodhet rrugës për t’u kthyer në Kosovë.
“MPJD njofton opinionin e gjerë publik se përfaqësuesi i zyrës së Republikës së Kosovës në Serbi, ambasadori Jetish Jashari, ka konfirmuar se zëvendësdrejtorit i Policisë së Kosovës, Dejan Jankoviq, sapo është liruar dhe ndodhet rrugës për në Kosovë”, njoftoi Ministria e Jashtme e Kosovës në Facebook.
Jankoviq u ndalua më 17 prill në pikëkalimin kufitar të Jarinjës, që lidh Kosovën me Serbinë. Autoritetet serbe deklaruan se ai akuzohej për prishje të rendit kushtetues të Serbisë.
Lidhur me ndalimin e tij reaguan edhe ndërkombëtarët, ku Departamenti Amerikan i Shtetit kërkoi lirimin e menjëhershëm.