Ministria e Jashtme shpall të pavlefshme pasaportën diplomatike të Arben Ahmetajt
Ministria e Evropës dhe e Punëve të Jashtme e ka bërë të pa vlefshme dhe duke e nxjerr jashtë qarkullit pasaportën diplomatike të mbajtur nga ish-Zëvendës Kryeministri, Arben Ahmetaj, e cila kishte vlefshmëri deri në vitin 2033.
Për shkak të mos paraqitjes në punimeve e Kuvendit të Shqipërisë, për një periudhë 6-mujore, z. Ahmetaj i’u hoq mandati i deputetit dhe vakanca e krijuar u zëvendësua nga Plarent Ndreca.
Si rrjedhojë, Kuvendi i Shqipërisë ka vënë në dijeni Ministrinë e Evropës dhe e Punëve të Jashtme, ku e cila me një shkresë të ditës të sotme, 30 janar e ka shpallur të pa vlefshme pasaportën diplomatike e mbajtur nga z. Ahmetaj.
Drejtoria e Çështjeve Konsullore në Ministrinë e Punëve të Jashtme i ka drejtuar një kërkesë të gjitha misioneve diplomatike dhe konsullatave shqiptare në botë.
Ministria e Punëve të jashtme e bazon nxjerrjen të pavlefshme të pasaportës diplomatike të Arben Ahmetajt në vendim e qeverisë të 2019-tës për “Kriteret për lëshimin e pasaportës diplomatike dhe atyre të shërbimit”.
Ky vendim vjen vetëm dy javë pas vendimit për zëvendësimin si deputet.
Ish-numri dy i qeverisë shqiptare është vënë nën akuzë nga SPAK si i dyshuar për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje pasurie.
Në korrik të vitit të shkuar Kuvendi i dha SPAK aprovimin për arrestimin e Ahmetaj por ai për ti shpëtuar përballje, me arrestimin zgjodhi të largohej nga Shqipëria.