Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë mbështetur në mënyrë të vazhdueshme formimin dhe zhvillimin profesional të oficerëve shqiptarë.
Programi IMET (International Military Education Training), i cili ofron mundësi për të edukuar dhe trajnuar oficerët shqiptarë në shkollat ushtarake amerikane, ka luajtur rol kyç në formimin e tyre.
Ministria e Mbrojtjes bëri të ditur sot se pjesë e këtij programi ishte edhe kapiten Januz Malaj, i cili përfundoi me sukses Kursin e Kapitenit të Karrierës të Këmbësorisë, duke treguar rezultate të shkëlqyera.
“Përgjatë këtij kursi, kapiten Malaj ka përvetësuar njohuri të thella akademike dhe parime të forta lidershipi, duke u bazuar në modelet më të mira arsimore, në kuadër të bashkëpunimit dypalësh me Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, thuhet në njoftimin për shtyp të Ministrisë së Mbrojtjes.
Ministria e Mbrojtjes vlerëson se “ky bashkëpunim i ngushtë me SHBA-të na mundëson të zhvillojmë kapacitetet tona dhe të përgatisim liderët e së nesërmes”.
Kjo është gjendja e trotuareve në të dy anët e rrugës “Don Bosko” në qytetin…
Në një kohë kur teknologjia duket se ka zënë çdo hapësirë të jetës sonë, ka…
Punimet për segmentin rrugor të hyrjes së Shkodrës nga Harku i Bërdicës tek Ura e…
Teksa udhëton në brendësi të fshatit Obot sheh toka të mbjella, sera që kanë nisur…
Mikel Arteta ka shansin të bëjë atë që Ëenger nuk mundi të bënte te Arsenali.…
PSG, pas suksesit në Ligue 1, po mendon për lavdinë në Evropë dhe për rrjedhojë…
This website uses cookies.