Categories: BotaLajme

Ministria e Shëndetësisë në Gazë: Mbi 700 të vrarë brenda një dite

Sulmet ajrore izraelite në Rripin e Gazës kanë vrarë mbi 700 persona ditën e kaluar, tha më 24 tetor Ministria e Shëndetësisë në Gazën e udhëhequr nga Hamasi.

Kjo shifër paraqet një rritje të madhe të vdekjeve pas shpeshtimit të sulmeve izraelite në këtë territor.

Izraeli ka bombarduar pareshtur Gazën që kur militantët e Hamasit sulmuan qytetet jugore izraelite më 7 tetor.

Që nga shpërthimi i luftës, numri i të vrarëve ka arritur në 5.791 në Gazë, përfshirë 2.360 fëmijë tha zëdhënësi i kësaj ministrie, Ashraf al-Qidra. Të paktën 16.297 të tjerë janë plagosur, tha ai.

Ai tha se kanë pranuar 1.550 raportime për njerëz të zhdukur, përfshirë 870 fëmijë, duke sugjeruar se të zhdukurit mund të jenë ende të bllokuar nën rrënojat e ndërtesave të shkatërruara.

Organizata Botërore e Shëndetësisë tha se 12 spitale nga 35 gjithsej në Gazë nuk janë funksionale që nga e hëna. Kjo organizatë tha po ashtu se 46 nga 72 ndërtesat e kujdesit shëndetësor në Gazë, apo 64 për qind, nuk janë duke operuar, shumica në Qytetin e Gazës dhe në veri të Gazës.

Al-Qidra tha se ndërtesat shëndetësore kanë dalë jashtë funksionit për shkak të sulmeve apo për shkak të mungesës së karburanteve. “Ministria e Shëndetësisë njofton për kolapsimin e plotë të spitaleve në Rripin e Gazës”, tha ai.

Al-Qidra i bëri thirrje Qeverisë së Egjiptit që të hapë pikëkalimin kufitar Rafah, në mënyrë që furnizimet shëndetësore të arrijnë në Gazë dhe të lejojë që në Egjipt të trajtohen të plagosurit. Egjipit ka thënë se nuk e ka mbyllur pikëkalimin, por sulmet ajrore izraelite dhe ato të palës palestineze kanë detyruar që ai të mbyllet. /REL/

RTSH Shkodra

Recent Posts

Sot skadon afati për partitë, KQZ pranon dokumentet e 39 subjekteve politike

Numri i subjekteve politike që duan të konkurrojnë në zgjedhjet e 11 majit është ambicioz dhe ka pësuar rritje progresive.…

3 hours ago

Arrestimi i pajustifikuar, Gjykata e Strasburgut vendos në favor të ish-drejtorit të RTSH

Gjykata e Strasburgut kërkoi të martën (25 shkurt) dëmshpërblimin dhe shfajësimin e ish-drejtorit të Radio…

3 hours ago

Fëmija 3-vjeçar humbi jetën në spital – Drejtori Halluni dhe mjekja Naraçi sqarojnë  rrethanat e këtij rasti

Drejtori i Spitalit Rajonal Shkodër, Senad Halluni dhe  shefja e Pediatrisë , Greta Naraçi  ,…

3 hours ago

Vijon puna për hyrjen e qytetit – Mjetet po bëjnë zgjerimin e hapësirës së nevojshme

Hyrja e qytetit të Shkodrës vijon t’i nënshtrohet hapave të parë duke i çelur kështu…

4 hours ago

Përse nuk duhet t’i puthim bebet – Duket e çuditshme, por mjekët japin arsye të vlefshme

Bebet e vogla me buçkat e tyre nuk mund të rezistosh pa i puthur. Por…

4 hours ago

Aksident në aksin Shkodër-Koplik / Policia procedon 3 shtetas, mes tyre një grua

Një 68- vjeçar dhe një shtetase 57 vjeçe, të dy banues në fshatin Hot i…

4 hours ago

This website uses cookies.