Ministria e Shëndetësisë: Numri i viktimave në Gazë arrin në 30 mijë
Më shumë se 30 mijë njerëz janë vrarë në Gazë që nga fillimi i luftës së Izraelit me Hamasin në tetor. Lajmi është bërë me dije nga Ministria e Shëndetësisë e dejtuar nga Hamasi, e cila thekson se rreth 70% e viktimave janë gra dhe fëmijë.
Shifra nënvizon një sprovë mujore për palestinezët në territor, gjatë së cilës bombardimet dhe fushatat tokësore të Izraelit kanë zhvendosur shumicën dërrmuese të popullsisë dhe kanë krijuar një krizë të tmerrshme humanitare.
Izraeli po përballet me presion në rritje globalisht për të ndalur konfliktin, por fushata e tij në Gazë ka ruajtur mbështetjen e Shteteve të Bashkuara, aleatit të saj kryesor dhe furnizuesit më të madh të ndihmës ushtarake.
SHBA propozoi një “armëpushim të përkohshëm” në Kombet e Bashkuara në fillim të këtij muaji, por ka vënë veton ndaj thirrjeve për një ndalim të menjëhershëm të konfliktit.
Izraeli vlerëson se rreth 10,000 luftëtarë të Hamasit janë vrarë që nga 7 tetori, kur Izraeli i shpalli luftë grupit militant. Më shumë se 1200 njerëz në Izrael u vranë gjatë sulmeve të Hamasit atë ditë dhe më shumë se 250 u rrëmbyen dhe u morën peng në Gazë.